Aktualitet

Fëmijët rrëfyen dhunën e të atit, Xhemal Loka fsheu telefonin te e motra, iu gjetën video kompromentuese

Në telefonin e sekuestruar policia ka gjetur video që rëndojnë pozitën e Xhemal Lokës, ku ai kërcënonte bashkëshorten e tij, edhe në kohën kur ishte emigrant në shtetin grek

E.K
Fëmijët rrëfyen dhunën e të atit, Xhemal Loka fsheu
Xhemal dhe Bedrie Loka

DURRËS- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në zonën e Sukthit, ku Bedrie Loka u vetëvra, në fillim të këtij viti, e nxitur nga dhuna e vazhdueshme e bashkëshortit të saj. Burime bëjnë me dije për Zërin se ka qenë vajza e madhe e çiftit, e martuar pak kohë më parë, ajo që ka bashkëpunuar e para me policinë, duke rrëfyer se nëna e saj ka qenë viktimë e dhunës.

Më pas, rreth mesnatës, policia e Durrësit ka marrë në pyetje dhe 3 fëmijët e tjerë të çiftit, të cilët kanë dëshmuar të njëjtën version si motra e tyre e madhe. Ndërkohë që policia ka kërkuar që Loka të dorëzonte telefonin e tij, një gjë të cilën e ka refuzuar që ta bëjë.

Celulari i tij është gjetur në banesën e motrës së Xhemal Lokës, e cila nuk dihet nëse është bashkëpunëtore në fshehjen e ngjarjes. Në telefonin e sekuestruar policia ka gjetur video që rëndojnë pozitën e Xhemal Lokës, ku ai kërcënonte bashkëshorten e tij, edhe në kohën kur ishte emigrant në shtetin grek. Më herët ai kishte qenë disa vite në burg në shtetin francez.  

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB