Aktualitet

FOTO/ Kush është Xhemal Loka, burri që shtyu gruan drejt vetëvrasjes, në FB nxori shiritin e zi

Pas kthimit nga emigrimi ai kishte dhunuar bashkëshorten e tij, dhe i kishte vënë thikën në fyt në sy të njërit prej fëmijëve

E.K
FOTO/ Kush është Xhemal Loka, burri që shtyu gruan drejt
Xhemal dhe Bedrie Loka

DURRËS- Personi që shihni në foto është Xhemal Loka, 45-vjeçari që shtyu bashkëshorten e tij drejt vetëvrasjes. Loka, i cili që pas kthimit në Shqipëri në fund të muajit Dhjetor ushtronte dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj Bedries, në rrjetet e tij sociale në ditën e tragjedisë postonte shiritin e zi, ku merrte dhe ngushëllimet e të njohurve. 

FOTO/ Kush është Xhemal Loka, burri që shtyu gruan drejt
Xhemal Loka

Në datën 27 Dhjetor ai i ka vënë thikën në fyt të ndjerës në prani të një prej fëmijëve. Pikërisht vajza dyshohet se ka deklaruar në polici se babai kishte dhunuar nënën e saj.

Dy prej fëmijëve të çiftit ishin në moshë madhore, dhe punonin me nënën e tyre në fabrikën në Fllakë.

FOTO/ Kush është Xhemal Loka, burri që shtyu gruan drejt
Postimi ne rrjetet sociale

Xhemal Loka kishte qenë për rreth 7 vite në qelinë e burgut në Francë, ndërkohë që 41-vjeçarja kishte kaluar e vetme barrën e rritjes së fëmijëve. Përpos kësaj ajo ka qenë vazhdimisht subjekt i dhunës dhe presionit nga bashkëshorti i saj.

Videot e postuara në TikTok duket se kanë shërbyer vetëm për acarimin e mëtejshëm të marrëdhënies, por problemet famijare kanë qenë kurdoherë prezente./ZËRI 

Poll

MOS HUMB