
BRITANI E MADHE- 6 shqiptarë janë burgosur pasi pranuan se merreshin me rritje kanabisi në një shtëpi të braktisur në zonën e West Yorkshire. Sipas BBC, Policia gjeti 811 bimë kanabisi, që sipas llogarive, do të prodhonin 44 kg lëndë narkotike, me një vlerë deri në 446.000 £.
Ferma u zbulua në Moorfield House, në Fieldhouse Walk, në dhjetor. Oficerët gjetën pajisje me vlerë deri në 45,000 £, duke përfshirë llambat me fuqi të lartë për rritjen e bimëve, së bashku me shkopa bejsbolli dhe hanxharë për mbrojtjen e drogës.
Alitor Deda, 30 vjeç, Andi Teta, 33 vjeç dhe Ali Qerfozi, 42 vjeç, u dënuan me nga 24 muaj burgim; Erijon Gjoka, 21 vjeç, iu dha 18 muaj; Edison Markeci, 21 vjeç dhe Augustin Marku, 36 vjeç, u dënuan secili nga 16 muaj burg, pas gjykimit nga gjykata e Leeds Crown.
Ferma e kanabisit drejtohej nga shqiptarët në formën e një grupi të organizuar kriminal./ZËRI