
BRITANI E MADHE- Mijëra shqiptarë kanë zbritur mbrëmë në qendër të Londrës për të festuar 111-vjetorin e Pavarësisë. Por mediat britanike nuk e kanë pritur mirë tubimin. Sipas tyre, rrugët rreth Westminsterit u bllokuan nga turma të egra që valëvitnin flamuj shqiptarë dhe ndiznin fishekzjarre, me Audi, Mercedes dhe makina sportive.
Disa njerëz u panë duke valëvitur flamuj teksa qëndronin nëpër çatitë e automjeteve në lëvizje, ndërsa trafiku pasi tubimi shkaktoi mbylljen e rrugëve. Policia Metropolitane arrestoi disa persona pasi disa njerëz hodhën fishekzjarre drejt turmës, ndërsa të tjerë akuzohen se hodhën shishe drejt oficerëve.
Në një seri postimesh në X (i njohur më parë si Twitter), Met konfirmoi se ishin raportuar shkelje të shumta gjatë demonstratës.
"Oficerët kanë ndaluar disa autokolona automjetesh që kanë udhëtuar në qendër të Londrës këtë mbrëmje. Një numër drejtuesish janë raportuar për kundërvajtje dhe janë sekuestruar disa automjete. Oficerët do të vazhdojnë të merren me këto sjellje antisociale."
Vjet, ish-sekretarja e Brendshme Suella Braverman shkaktoi një incident diplomatik me Tiranën zyrtare tetorin e kaluar kur ajo foli në Dhomën e Komunave për kriminelët shqiptarë. Menjëherë reagoi kryeministri Edi Rama, i cili i cilësoi komentet si “të turpshme”. Ai shtoi se "shqiptarët nuk kanë të bëjnë vetëm me varkat" dhe se nuk duhen paragjykuar të gjithë vetëm për disa individë./ZËRI