Aktualitet

"Vila luksoze bari", pranga 8 shqiptarëve në Spanjë

Gjatë kontrolleve të ushtruara në tre vilat luksoze policia zbuloi afro 1300 bimë kanabisi.

f.t
"Vila luksoze bari", pranga 8 shqiptarëve në Spanjë
foto ilustruese

SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë "çmontuar" një rrjet të kultivimit të drogës, ku në pranga janë vendosur tetë shqiptarë. Të arrestiuarit janë të moshës nga 19 deri në 49 vjeç. Ata e kishin kultivuar lëndën narkotike në tre vila luksoze, për të mos u diktuar nga policia. Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto prona policia zbuloi afro 1300 bimë kanabisi.

Shqiptarët u zbuluan nga agjentët teksa blinin materiale që përdoren për kultivimin e lëndëve narkotike. Sipas raportimeve ata po udhëtonin me një furgon të marrë me qira dhe po bënin blerje të materialeve të përputhshme me mirëmbajtjen e të korrave të marijuanës (llambat LED, kondicionerët ose ventilatorët, ndër të tjera). Vëzhgimi i parë bëri të mundur zbulimin se këto materiale ishin të ruajtura në një shtëpi në Çiva, e cila kishte një lidhje të paligjshme me rrjetin elektrik dhe ku përreth saj e së cilës vinte erë marihuanë.

Përgjegjësit për kultivimin e drogës udhëtuan edhe në një tjetër pronë luksoze në një qytet tjetër aty pranë dhe në rrethinat e të cilit Policia Kombëtare konfirmoi ekzistencën e një plantacioni të konsiderueshëm marijuane, në një vend të hapur. Nga hetimet rezultoi se rrjeti kriminal i përbërë nga shqiptarë, merrte prona luksoze me qira dhe brenda tyre ndërtonte shtëpi bari.

Një pronë përdorej për rritjen e barit, vila e dytë u përdor si vend tharjeje për lëndën dhe e treta si rezidencë e drejtuesve të organizatës, e cila shërbente edhe si qendër magazinimi dhe paketimi për sythat.

Poll

MOS HUMB