
TIRANË- Një punonjës i forcave të zjarrfikëses ka përfunduar në spital pasi kanpasur probleme me frymëmarrjen teksa luftonte me flakët që përfshinë pallatin 10-katësh në zonën e ish-Parkut të Autobusëve.
Punonjësi në fjalë është asfiksuar teksa ndodhej në krye të detyrës dhe është dërguar në spital nga kolegët. Nga ana tjetër operacioni për shuarjen e flakëve vijon. Zjarri u aktivizua në orën 14:20 dhe vijon të jetë ende aktiv.
Aktualisht flakët kanë përfshirë dhe katet e mëposhtme të pallatit dhe shkak për këtë raportohet të jetë bërë veshja prej pilesteroli e godinës. Banorët janë evakuuar dhe nuk raportohet të ketë të lënduar mes tyre.