
TIRANË- Një zjarr masiv ka përshirë katin e fundit në një pallat 10-katësh në zonën pranë ish-Parkut të autobusëve në Tiranë. Flakët janë aktivizuar që në orën 14:20 dhe janë izoluar pas tre orësh punë nga forcat e zjarrfikëses.
Zjarri është përhapur edhe në katet e poshtme të pallatit e shkak për këtë dyshohet të jetë bërë veshja prej polesteroli e pallatit. Të gjithë banorët e zonës janë evakuuar dhe është vendosur një perimetër sigurie. Ndërkohë, pjesë të fasadës godinës kanë nisur të bien pasi janë djegur.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por një prej zjarrfikësve ka përfunduar në spital, pasi është asfiksuar teksa luftonte me flakët.
-
Flakët tek ish-Parku, një zjarrfikës përfundon në spital
14 Shtator, 17:19 -
Zgjerohet vatra e zjarrit te ish-Parku, shkak veshja prej polesteroli
14 Shtator, 17:07
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën "Sali Butka", ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati.
Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.