Aktualitet

FOTO/ Me dy hanxharë në duar, ky është 19-vjeçari që planifikoi sulmin në koncertin e Taylor Swift

Të afërmit tregojnë se ai ishte radikalizuar, ndërsa në shtëpinë e tij gjetën hanxhar, thika e detonatorë.

F.m
FOTO/ Me dy hanxharë në duar, ky është 19-vjeçari
Taylor Swift dhe Bera A.

AUSTRI- Personi që shikoni në foto është Beran A., 19-vjeçari nga Maqedonia e Veriut që kishte planifikuar një sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift.

19-vjeçari i arrestuar, prindërit e të cilit janë me origjinë nga Maqedonia e Veriut, ka lënë punën më 25 korrik dhe kishte thënë: “Kam plane të mëdha për të ardhmen”.

FOTO/ Me dy hanxharë në duar, ky është 19-vjeçari
Bera A.

Të afërmit tregojnë se ai ishte radikalizuar, ndërsa në shtëpinë e tij gjetën hanxhar, thika e detonatorë.

“19-vjeçari donte të shkaktonte gjakderdhje para stadiumit me thika, hanxharë dhe një makinë dhe në fund të hidhte veten në erë. Ai ishte në kontakt me dy ndihmës të dyshuar, njëri prej të cilëve po punonte për të siguruar koncertin,”-thanë autoritetet në komunikatën për media.

Poll

MOS HUMB