
TIRANË- Dhjetëra qytetarë kanë marshuar këtë të enjte në sheshin “Skëndërbej”, kundër projektligjit për shëndetin seksual dhe riprodhues i hartuar nga Ministria e Shëndetësisë, ku ndër ndryshimet është dhe surrogacia. Qyetarët mbanin pankarta në duar, ndërsa protesta ishte paqësore e mbështetur në mesazhe pro familjes. Po ashtu qytetarët kanë firmosur dhe një peticion ku i kërkojnë Kuvendit anulimin e prokjekligjit.




Qytetarët kërkojnë ndalimin e lejimit të surrogacinë, ndërprerjen e shtatzënisë në javën e 16 pa dijeninë e prindërve apo sterilizimin e vajzave dhe djemve të moshës 18 dhe 23 vjeç. Ata kanë paralajmëruar protestën e radhës, e cila do të zhvillohet më datë 1 Qershor./ZËRI