Aktualitet

Në Greqi trafikant, në Shqipëri biznesmen, ky është 48-vjeçari i arrestuar për drogën në Pire

Ai rezulton se ka përdorur tre pasaporta shqiptare, një me emrin Azdren Qazim Muharremi të lëshuar më 19.10.2022 dhe me mbarim në 18.10.2032, një me emrin Jasona Panajot Mërkuri lëshuar më 17.09.2013 dhe një me emrin Andrea Panajot Mërkuri.

E.K
Në Greqi trafikant, në Shqipëri biznesmen, ky është
Azdren Muharremi dhe "Pablo"

Dy nga anëtarët kryesorë të rrjetit të drogës që po përgatiteshin të trafikonin më shumë se 200 kilogramë kokainë kanë një të kaluar të rëndë kriminale. ''Koka e grupit” me origjinë nga Shqipëria, Azdren Muharremi, dyshohet se ka një biznes me autobusë turistikë dhe makina luksoze në vendin tonë, ndërsa kishte filluar të shqetësonte autoritetet greke që në vitin 2017, kur u akuzua nga S.D.O.E, pa u arrestuar ai financonte një laborator për prodhimin e tabletave të drogës sintetike.

Ai rezulton se ka përdorur tre pasaporta shqiptare, një me emrin Azdren Qazim Muharremi të lëshuar më 19.10.2022 dhe me mbarim në 18.10.2032, një me emrin Jasona Panajot Mërkuri lëshuar më 17.09.2013 dhe një me emrin Andrea Panajot Mërkuri. Ndërsa raportohet se kishte dhe një dyqan rrobash në zonën e "Rrugës së Durrësit", në Tiranë. 

Në Greqi trafikant, në Shqipëri biznesmen, ky është
Azdren Muharremi

Laboratori e kishte instaluar në një shtëpi në N. Peramos me qëllim të prodhimit të pilulave “Captagon”, e ashtuquajtura drogë e xhihadistëve. Në atë kohë, 634.246 tableta u konfiskuan nga autoritetet. Madje, për çështjen në fjalë, ndaj tij është në pritje një vendim i paekzekutuar i Gjykatës së Apelit Penal të Athinës, i cili caktoi dënimin me 20 vite burg dhe 100 mijë euro gjobë.

Në të njëjtën kohë, 48-vjeçari ishte shqetësues edhe për autoritetet turke, pasi ishte arrestuar për trafik heroine, ndërsa dyshohet se zotëronte një biznes në Shqipëri me autobusë turistikë dhe makina luksoze Muharremi u arrestua në shtator të vitit 2009 në Fatih të Stambollit me 10 kilogramë heroinë dhe 3 kilogramë marihuanë.

Vetëm tre muaj pas lirimit, 48-vjeçari rifilloi shitjen e drogës. Heroina e sekuestruar gjatë arrestimit të tij, së bashku me shtatë persona të tjerë (mes tyre një grua) kishte si destinacion Shqipërinë. Aktiviteti i tij në Turqi nuk u kufizua aty, pasi në vitin 2009 kunati i tij u arrestua me 22 kilogramë heroinë, në tentativë për të trafikuar në Greqi./ZËRI

Poll

MOS HUMB