Aktualitet

FOTO+VIDEO/ Protesta e opozitës gati! Policia ‘blindon’ Kryeministrinë

Siç edhe u bë me dije, rreth 1000 efektivë janë angazhuar në këtë ngjarje, pasi janë përgatitur për çdo skenar të mundshëm gjatë protestës.

k.m.
FOTO+VIDEO/ Protesta e opozitës gati! Policia ‘blindon’
Foto ilustruese

TIRANË- Shumë pak minuta na ndajnë nga nisja e protestës së opozitës para Kryeministrisë. Për të ruajtur rendin, forca të shumta të Policisë së Shtetit janë vendosur para Kryeministrisë dhe në zonën përreth. Siç edhe u bë me dije, rreth 1000 efektivë janë angazhuar në këtë ngjarje, pasi janë përgatitur për çdo skenar të mundshëm gjatë protestës.

ME VIDEO:

 


Në gatishmëri do të jenë dhe autobotët e ujit, për çdo rast agravimi të situatës, ndërkohë që nën monitorim do të mbahen edhe personat që janë shoqëruar më parë për hedhje molotovi. Deri më tani, opozitarët janë treguar të rezervuar në lidhje me detajet e organizimit të protestës, ndërkohë që lideri i tyre Sali Berisha pritet që t’i drejtohet turmës përmes një videomesazhi. Kjo pasi ende është nën masën e sigurisë "arrest shtëpie"./ZËRI

Poll

MOS HUMB