Aktualitet

Fundjavë me shi e vranësira, parashikimi i motit për sot

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme

F.I
Fundjavë me shi e vranësira, parashikimi i motit për sot
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot me alternime vranësirash e kthjellimesh. 

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra në veriperëndim në orët e mëngjesit e në pjesën tjetër të karakterit lokal. Në jugperëndim nga orët e mesditës reshjet parashikohen të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 10m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë 16m/sek, me valëzimin në dete 2-4 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 8 / 17 °C,, në vendet e ulëta: 5 / 18 °C dhe në vendet malore: 1 / 11 °C.

Poll

MOS HUMB