
TIRANË- Elvis Gaçaj ishte një person për të cilin Ervis Martinaj kërkonte ta vriste. Për të arritur objektivin e tij, Ervis Martinaj kontakton me Erigers Mihasin dhe Gjergj Cukalin për të kryer vrasjen. Në planet e Martinaj për t'u vrarë janë edhe Elvis Gaxha, Leonard Duka, Altin Gega, pasi ka bindjen se ata persona kanë organizuar dhe kryer vrasjen e ish-policit, mikut të tij të ngushtë, Santiago Malkos. Ndaj edhe angazhon Kristos Teta (djalin e tezes) që të mbledhë informacione për vendin ku ndodhen Duka-jt.
Teta i shkruan Martinajt: Nardi (Leonard Duka) eshte ne jug bashke me Lisin (Erlis Duka) dhe me familjen e vet, neser ose pasneser do kthehen dhe do ikin perseri. Nardi eshte lidhur me nje femer dhe se do e takoj. Ervis Martinaj i kerkon Kristosit qe te mesoj se ku eshte Leonardi dhe se ku do te ikin bashke me kete femer.
Teta gjen një vajzë dhe e angazhon që t'i afrohet Dukës, në mënyrë që të zbulojë kështu vendndodhjen e tij në çdo moment. Më 16 korrik 2020, Leonard Duka lë takim me vajzën në fjalë tek "Selvia" në Tiranë. Erigers Mihasi pozicionohet tek lokal "Oslo" në pritje të "çiftit". Por takimi mes tyre nuk është zhvilluar, ndaj edhe Mihasi është tërhequr.
Po ashtu, Ervis Martinaj shkruan se ka krijuar bindjen që edhe Elvis Gaçaj ka gisht në vrasjen e "Santit" kështu që i ofron Cukalit 150 000 - 200 000 euro për të kryer vrasjen.
"Hajde te te jap 200 dhe le ta bejne vete sepse kam pune tjeter ne dore jam duke u marre me Nardin (Leonard Duka) dhe nuk kam kohe per te humbur. Epo te sjell ne Tirane 200 dhe mbaji ti, nese e vrasin ju jap 200 nese nuk e vrasin ju jap 0."
Cukali nga ana tjetër ka angazhuar lidhjet e tij për të mësuar kur do largohej Elvis Gaçaj nga burgu i Rrogozhinës, që të kryente vrasjen në momentin që ai do të dilte nga burgu. Kështu që përveç parave, Martinaj i jep Cukalit edhe armë e makinë për të kryer vrasjen. Por për të qenë i sigurtë ka dërguar edhe Mihasin bashkë me persona të tjerë për të kryer vrasjen. Ndaj më 30 korrik, presin daljen e Gaçaj, por vrasja nuk është realizuar pasi ai sapo ka dalë nga burgu ka qenë në prezencë të vajzës së tij.
"Gjergji e lajmeron qe Elvis Gacaj ka dale nga burgu, eshte nisur drejt Kavajes dhe se eshte ulur mbrapa me gocen ndersa gruaja eshte ulur perpara bashke me shoferin. Gjergji i shprehet qe ai deri ne Vore e ndjek dhe nuk futet ne Tirane dhe i kerkon qe te bej gati personal me motorr. I tregon qe Elvis Gacaj me duket se eshte ulur nga krahu i shoferit por nuk eshte i sigurte dhe po te mos ishte me gocen do e kishte shplare (vrare) vete. Gjergji e njofton qe Elvis Gacaj eshte futur nga rruga e Ndroqit dhe e ka makinen e atij perpara. Gjergji Cukali kryen ndjekjen e automjetit ku ndodhet Elvis Gacaj deri tek varrezat e Sharres dhe e nderpret. Ervis Martinaj shprehet qe me mire qe nuk e beme bashke me femijen se gjynaf."
Pas Gaçajt, Martinaj i vë syrin Altin Gegës, i cili dyshon se e ka ndjekur. Për Gegën, i ofron Cukalit 300 000 - 400 000 euro dhe ky i fundit i gjen banesën, makinën dhe të dashurën e të riut.
"Do te jap nje pune per 300 euro te cilen e mbaron per 2 dit por nuk duhet te merret vesh qe jam une ne mes. Kësaj radhe nuk ju jap as arme dhe as makine dhe nese e beni kete Jave ju jap 400, nese e beni brenda muajit ju jap 300."
Për të vrarë Gegën, Martinaj ka angazhuar Denis Metën, të cilit i ka ofruar 200 mijë euro. Kështu Meta e informon në vazhdimësi për vendodhjen e Gegës, Erlis dhe Leonard Dukës. Aq me zell e kishte marrë "punën", saqe i premton Martinajt se me këto kushte Altin Gegën ia vret djali i dajës pa asnjë pagesë. Por Ervis Martinaj i ka premtuar që nëse kushëriri i tij e kryen vrasjen, atëherë do i dhuronte një apartament të mobiluar në qendër të Tiranës.
Por jo vetëm kaq! I premtoi edhe që do ta "mbante afër".
"Do vijë djali dajes, do ta vrase ai pa asnje lek dhe nese ti deshiron ta respektosh mund ta respektosh por jo me lek,",-ndërsa Ervis Martinaj i shprehet që: nese e ben do ti bej dhurate nje aparatament ne mes te Tiranes 150 metra katror, do ta mobiloj ai vete dhe do ta mbajme afer.
Meta e informon Ervis Martinajn nëe lidhje me vendet që frekuenton Erlis Duka (vellai i Leonard Duka).
"Rrin ne zonen e bllokut xhiro me makine dhe ne kembe del xhiro. Duka mund te strehohet ne Shijak. Leonard Duka eshte afruar edhe me "Bolin" (Ervin Mata). Po mu tha mundesia i gjej, por dua mbeshtetje se kam frike se ngelem ne burg dhe skam lekë medal nga burgu. E bëj vetë vrasjen, nuk dua lekë. Më lej disa dite kohe dhe do të kthej pergjigje te sakte per vendndodhjet se ka informacion te sakte."
Me datë 07 tetor një person i pa identifikuar i shkruan Ervis Martinaj duke e pyetur: Gabelin (Elvis Gacaj) a ta mbarojmë (vrasim) se jemi keq per lek sepse ate tjetrin spo e gjeme dot, ja kemi mesuar hyrjen dhe te gjitha por nuk po e gjejme dot.
Por asgjë nuk u bë, pasi asgjë vrasje për emrat e lartpërmendur nuk u krye! Madje përkundrazi, pasi u zbuluan, ndezën edhe më shumë rivalitetin mes miqëve të dikurshëm që ishin kthyer në armiq të përbetuar! /ZËRI