Aktualitet

“Gërdeci”, SPAK kërkon si dëshmitar Berishën dhe Bumçin

SPAK do të marrë si dëshmitar djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pretendon se nuk ka lidhje me shpërthimin në Gërdec.

E.K
“Gërdeci”, SPAK kërkon si dëshmitar Berishën dhe
Fatmir Mediu dhe Shkelzen Berisha

TIRANË- SPAK ka vendosur që të thërrasë si dëshmitar për çështjen “Gërdeci” Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin, ish-ministër drejtësie në kohën kur ndodhi tragjedia që iu mori jetën 26 personave. Së bashku me ta në procesin e rihapur për dosjen Gërdeci do të merren në pyetje dhe 50 dëshimtarë të tjerë, nga 90 që kishte kërkuar fillimisht mbrojtja e Fatmir Mediut.

Seanca e radhës për çështjen Gërdeci do të mbahet të premten e ardhshme, në datën 29 Shtator, ku dhe vetë Mediu do të merret në pyetje si i pandehur. Në tragjedinë e Gërdecit humbën jetën 26 persona, ndërkohë që në këto 15 vite që kanë pasuar familjarët e viktimave kanë këmbëngulur që SPAK të zgjerojë rrethin e personave të hetuar, duke përfshirë Mediun dhe politikanë të tjerë të kohës.

Shkëlzen Berisha dhe Aldo Bumçi janë thirrur nga SPAK në cilësinë e dëshmitarëve, ndërkohë që për djalin e ish-kryeministit kjo nuk është hera e parë që do të ngjisë shkallët e SPAK në lidhje me çështjen Gërdeci. Pak muaj më parë, Berisha dha një dëshmi përpara hetuesve të SPAK ku pretendonte se nuk kishte asnjë rol në shpërthimin që ndodhi në fabrikën e demontimit të armëve.

SPAK ka marrë në shqyrtim një shkesë që mbante emrin e Shkëlzen Berishës dhe u gjet asokohe pikërisht në zyrat e ministrisë së drejtësisë që drejtohej nga Bumçi, por sipas djalit të ish-kryeministrit bëhet fjalë për një dokument të falsifikuar.

“Më bën përshtypje fakti që e njëjta çështje para 15 vitesh nuk e ka parë të arsyeshme thirrjen time, sot mendojnë se unë mund të kem dijeni pas 15 vitesh. Prokuroria duhet të hetojë kush e ka bërë atë shënim. Nuk kam asnjë lidhje me këtë çështje. Mendoj që prokuroria duhet të thotë e kujt është kaligrafia nëse nuk është falsifikim, sepse në origjinalin e faksit nuk ekziston”, u shpreh Shkëlzen Berisha, pas marrjes në pyetje në muajin Qershor.

Berisha dhs sqarime dhe për rolin e tij me ministrin e Mbrojtjes në atë kohë, Fatmir Mediu. “Ka pasur komunikim të natyrës familjare. Jam pyetur edhe për këto dhe kam bërë të qartë që nuk kam asnjë lidhje sepse të komunikosh me dikë nuk do të thotë të jesh ortak me të. Çështja sipas mendimit tim është politizuar”, deklaroi më tej Berisha.

Mbetet për t’u parë nëse pas marrjes së tij si dëshmitar, ai do t’iu qëndrojë apo jo të njëjtave deklarata. Me rihapjen e dosjes Gërdeci edhe familjarët e viktimave janë marrë si palë në gjyq, ndërkohë që vetë Mediu ka hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar, dhe ka kërkuar thirrjen e sa më shumë dëshmitarëve dhe personave që kanë dijeni për shpërthimin në fabrikën e demontimit të armëve.

LISTA E PLOTË E DËSHMITARËVE:

1.       Feruzan Durdaj

2.       Zamira Durdaj

3.       Afërdita Canga

4.       Alketa Hazizaj

5.       Fejzi Shehu

6.       Rigon Durdaj

7.       Mimoza Kruja

8.       Mustaf Laçi

9.       Hekuran Kaca

10.   Shkëlqim Prini

11.   Nikolin Hazizaj

12.   Mirela Hazizaj

13.   Drita Cani

14.   Ramazan Alla

15.   Uran Deliu

16.   Mirela Dvorani

17.   Ndue Nikolli

18.   Adelina Cani

19.   Ilir Kranja

20.   Veiz Muço

21.   Murat Zguri

22.   Fejzi Shehu

23.   Caje Ciku

24.   Arta Prini

25.   Qemal Mema

26.   Zigur Canaj

27.   Julian Pando

28.   Petrit Behari

29.   Zabit Cuku

30.   Sadik Sula

31.   Agim Vrana

32.   Shaban Brahushi

33.   Begator Mane

34.   Bujar Nasufi

35.   Patrick Corneilos Henry III

36.   David Clark Hoëell

37.   William Merrit Hard

38.   Sidney Tison Macintyre

39.   Rodney Spenser Taylor

40.   Kol Dedgjonaj

41.   Ismet Drenova

42.   Ardian Mullahi

43.   Plarent Ruka

44.   Bardhyl Hoxha

45.   Sokrat Papadhima

46.   Viktor Përshqefa

47.   Anila Lala

48.   Liza Maksuti

49.   Alma Zili

50.   Anjola Agolli

51.   Aldo Bumçi

52.   Shkëlzen Berisha

/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB