
TIRANË - Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka mbajtur konferencën e përjavshme me gazetarët.
Ish-kreu i qeverisë është pyetur edhe për thirrjen e djalit të tij Shkëlzen Berisha në SPAK gjatë ditës së sotme, për dosjen e Gërdecit për ish-ministrin Fatmir Mediu.
Berisha tha se pavarësisht skepticizmit të tij për SPAK dhe deklaratat në vijimësi, nuk shpreh hezitim apo pengesë për hetime në këtë çështje.
-
-
“Gërdeci”, SPAK kërkon si dëshmitar Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin
22 Shtator, 10:37
Sipas tij, edhe nëse hetohet dhe 100 vjet, në çështjen e Gërdecit nuk do të mund të gjendet asgjë.
“Unë e kam bërë tepër të qartë se nuk mund të ketë as hezitim dhe as pengesë për asnjë lloj hetimi.
Në rastet kur bëj denoncime apo mbaj qëndrime, janë të gjitha për interes publik. Nuk pengohet aksush të hetojë çfarë të dojë, kudo dhe kurdo.
Të jeni të qartë se edhe 100 vjet të hetohet, asgjë nuk do të gjendet”, deklaroi Berisha në konferencë për mediat./Zëri.ai/