Aktualitet

Gjenden në kanal vaditës dy mina në Bushat, dyshohet se i përkasin vitit 1997

Sipas policisë, dyshohet se i përkasin vitit 1997.

a.l
Gjenden në kanal vaditës dy mina në Bushat, dyshohet se i
Foto ilustruese

SHKODËR- Dy mina të paplasura janë gjetur këtë pasdite në Shkodër. Minat e ndryshkura janë gjetur nga punonjës së bashkisë Bushat teksa po pastronin një kanal vaditës. Sipas policisë, dyshohet se i përkasin vitit 1997.

"Rreth orës 15:40, gjatë pastrimit të një kanali vaditës në fshatin Bushat, punonjësit e bashkisë kanë gjetur 2 mina të paplasura, të ndryshkura, të cilat dyshohet se i përkasin vitit 1997. Shërbimet e specializuara të DVP Shkodër, shërbimet mbështetëse dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje, ku vijojnë veprimet për sekuestrimin e 2 minave dhe hetimet për të dokumentuar rrethanat e rastit", njofton policia. 

Poll

MOS HUMB