
Dhe një ngarkesë e dytë me kokainë u zbulua në portin e Pireut pas informacioneve që kishin mbërritur tek autoritetet. Sasia e zbuluar është afërsisht njëqind kilogramë, ndërkohë që po hetohet nëse ngarkesa e caktuar lidhet me kartelin që trafikonte 210 kilogramët e drogës që u zbuluan në mëngjes në një ngarkesë me karkaleca deti. Kërkimet për ngarkesën e dytë kanë nisur që në mëngjes dhe kanë sjellë rezultate në orët e vona të pasdites.
Dosja është e ndarë nga ajo që ka të bëjë me trafikantët e 210 kilogramëve. Siç u bë e ditur nga policia, për lokalizimin e kontejnerit me 210 kilogramë, vlera e të cilit i kalon 5 milionë euro, ka pasur bashkëpunim me Agjencinë Amerikane të Antidrogës.
Më herët gjatë ditës së sotme ranë në pranga dy shqiptarë, të identifdikuar si Azdren Muharemi alias Jasona Mërkuri, 54 vjeç, Marsel Stafaj 36 vjec dhe greku Ioannis Biglakis 64 vjeç. Muharremi, i cili rezulton të ketë disa emra, dyshohet se është dhe “koka” e grupit kriminal./ZËRI