
PIRE- Pamjet që po shihni tregojnë momentin e arrestimit të dy shqiptarëve në Pire, të cilët u kapën me 210 kg kokainë. Droga kishte synin portin e Durrësit. Në pranga ranë Azdren Muharemi alias Jasona Mërkuri, 54 vjeç, Marsel Stafaj 36 vjec dhe greku Ioannis Biglakis 64 vjeç. Muharremi, i cili rezulton të ketë disa emra, dyshohet se është dhe “koka” e grupit kriminal.
Azdren Muharremi, dyshohet se ka një biznes me autobusë turistikë dhe makina luksoze në vendin tonë, ndërsa kishte filluar të shqetësonte autoritetet greke që në vitin 2017, kur u akuzua nga S.D.O.E, pa u arrestuar ai financonte një laborator për prodhimin e tabletave të drogës sintetike.
Ai rezulton se ka përdorur tre pasaporta shqiptare, një me emrin Azdren Qazim Muharremi të lëshuar më 19.10.2022 dhe me mbarim në 18.10.2032, një me emrin Jasona Panajot Mërkuri lëshuar më 17.09.2013 dhe një me emrin Andrea Panajot Mërkuri. Ndërsa raportohet se kishte dhe një dyqan rrobash në zonën e "Rrugës së Durrësit", në Tiranë./ZËRI