SARANDË- Gjendet një pjesë trupi njeriu në Xarrë të Sarandës. Raportohet se Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka kryer rrethimin e zonës. Ndërkohë pjesa e trupit e gjetur është dërguar në morgun e Sarandës, ku do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.
Pavarësisht se pjesa e trupit e gjetur është e dekompozuar mësohet se ka inde, gjë që mund të bëjë të mundur identifikimin e viktimës.
Por kjo procedurë do të kryhet vetëm ditën e nesërme, pasi pritet që ekspertë nga Tirana të vijnë në Sarandë.
Ende nuk ka asnjë pistë se kujt mund t'i përkasë pjesa e gjetur, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e ngjarjes./Zëri.ai