Aktualitet

Gjoba dhe atentate! ‘O budalli i xhaxhit, injorant', Astrit Avdylaj këshillon nipin: Duhet të vdesin njerëz, gjuj në bark

Astrit Avdylaj sugjeron për të vrarë e terrorizuar persona në Durrës me qëllim që njerëzit t’ia kenë frikën.

F.I
Gjoba dhe atentate! ‘O budalli i xhaxhit, injorant', Astrit Avdylaj
Aldo Avdylaj, Ermir Dedja dhe Astrit Avdylaj

TIRANË-Në dosjen e SPAK, siguruar nga ZËRI, janë zbardhur bisedat mes grupit Avdylaj për vrasjen e Edmir Bregut. Astrit Avdylaj në një prej bisedave udhëzon nipin e tij Aldo Avdylaj që të tregojë kujdes kur përfshihet në ngjarjet kriminale. Astriti e këshillon të mos ekspozohet dhe të mbajë në kokë maskë. Ndërkohë në bisedat e zhvilluara mes tyre flitet edhe për një atentat ndaj Plaren Dervishajt, ekzekutim i kërkuar nga 'Rumi i Shijakut'.

“Co ben e budalli i Xhaxhit. Kujdes Mos u ekspozo, ok. Kujdes. Lenti ka bet. Knej. Osht. Jam dush. Me goj. Se ka shiet. Po. Meru me lacen. Mos te dall emri Olit. Jo me Olin. Kupto. Me ngjo ka ka nji her. Me lacen. Dhe duet kujdes. Mos bëj zhurm Kujdes, Lenti ku osht, ok. Bier fort. Lentit. Mos e ruj per asgje. Bjeri e ke ok ka mua Lentit. Ok, ca dush bej. Me durrsaket. Pe me men, Bleri lentit, Ne kok. Masken ne kok. kudo qe te shkosh. Dorezat. Mos hec shum Pes metra. Kupto, Kur te dalesh er pun. Me skafanta. Gjuj në bark. Foi me Lacen per plazhin. Shpin ja din. Kshu qe mos e von. Ca u ba.Per Lentin.Spo kuptoj Asgje rumi ka njerz kupto. Kshu qe te jemi te zgjuar. Mos te vresesh njerez kot. Per mendimin tim. Ok me terezi. Doli. Jepni drejtim. Te jeni te sigurt. Kaq. Lekt tern. Mos hej zhurm. Vepro.Dhe qet. A me ngjo. Mua. Ok. Mos u ekspozo. Dhe gjuajtje fatle. Duet kujdes. Thuj rumit. Kujdes. Kur ti gjumi. Ke poja. Asgje so kuptoj. Ca poja. Ca po thu. Pse nuk shkoni me poken. Kujdes Me goj. Poja nuk osht i keq...”, i shkruan Astrit Avdylaj- Aldo Avdylajt.

Përpos atentateve në një episod tjetër, xhaxha e nip flasin për gjoba, ku Astrit Avdylaj sugjeron për të vrarë e terrorizuar persona në Durrës me qëllim që njerëzit t’ia kenë frikën. Në biseda del edhe Ermir Dedja, i ekzekutuar në 20 maj të këtij viti. Në dodjen e SPAK, rezulton se Ermir Dedja, përdoruesi i SKYECC MG7639, i ka shkruajtur Elidon Avdyli se është me "Piratin" i dentifikuar si Alfred Doka. Nga biseda rezulton se Ermiri bashke me Altiredin e kane lene qe ne oren 6 te mengjesit t’i shkojne te shtëpia me personi të paidentifikuar dhe ta presin kur të dalë me qelllim për ta kërcënuar.

"... Ke ven gioh. Bravo. I fort. Xhajt. Per kie ta vran cun e xhajt. Pse je me i fort. Ti si’un. Apo ca. Kur si vej un gjohat. Apo do me i vo ti..."-i shkruan Astrit Avdylaj nipit.

Një ditë më vonë në 29 korrik, Elidon Avdyli (Aldo) ka biseduar me Astrit Balliun. Nga biseda del se Astriti interesohet për ata që ai i quan "durrsakë" dhe i shkruan Elidonin se duhet të vdesin njerëz që t'i zërë paniku të tjerët. Astriti e udhëzon se si të veprojë duke i shkruajtur:

"Po cekja aty osht. Kil. Shi Ca ka bo. Ai e osht myll. Si nuk kuptova. Ca ka thon Kili. Spo kuptoj Asgje. Ca po luhet aty. Me kto durrsaket. Kaq. Kuptoj duet te vdesin njerz kaq. Ti ze paniku. Kaleshi. Sduet. Te gjuj. Mos haro. Se i niel baruti. Ok. Kaleshi. Jo. Ti do gjush. Me gencin. Ai ne timon. Do me ngjosh mua.... Hojvon. Budalla. I di un punet. Budalla. I cmen. Injorant. Do me na tregu gjojnat ti. Jo. Koleshi. Ne timon. Mos. Ti. Boj ca dush. Kupto. Der ne shpatell. Shikoje. Mir se ka spijuna. Dhum. Ke pakllat. Kamrat per qark. Kupto. Se japin info. Ne polici. Duet. Pallat i ri. Duet shum kujdes. Ta kapin shpin te kapin zon. Se osht karma gjall. Se karma te mer ne qaf. Zona plazhit osht e mir. Duet men. Shpi ke zona hasonve. Dhe nuk ka shtet. Se tirona problem. Kujdes cdo levizje.”

 

Poll

MOS HUMB