FIER- Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit ka sekuestruar pasuritë e Saimir Taullaut dhe familjarëve të tij. Vendimi është marrë nga gjyqtari Vladimir Cjapi.
Ndërkohë, edhe më herët, në maj 2024, Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 6 pasuri të Saimir Taullaut dhe të afërmëve të tij, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.
6 pasuritë që sekuestruara:
Pasuria nr. 1/527, ZK 8572, vol. 25, fq. 96, ndodhur në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje, e llojit “truall”;
Pasuria nr. 104/44, ZK 3268, vol 2, fq, 182, ndodhur në Savër, Lushnje, e llojit “arë”, me sipërfaqe 15,323 m2;
Pasuria nr. 857/28, ZK 2087, vol. 8, fq. 193, ndodhur në Karbunarë e Poshtme, Lushnje, looji “arë”;
Pasuria nr. 151/2+1-10, ZK 3266, ndodhur në Sauk, Tiranë, lloji “apartament”, me sipërfaqe 128 m2;
Pasuria nr. 102/22-16, ZK 3266, ndodhur në Sauk, Tiranë, lloji apartament me sipërfaqe 96.17 m2; dhe
Pasuria nr. 104/81+2-21, ZK 3266, ndodhur në Sauk, Tiranë, lloji “apartament”, me sipërfaqe 105.57 m2.
Saimir Taullau njihet dhe si rival i Aldo Bares. Në vitin 2020 ai është arrestuar në Maqedoninë e Veriut, ku më pas u ekstradua në Zvicër, për shkak se rezultonte i dënuar me 4 vite burg në Zvicër, për akuzën e tregtimit e një sasie heroine. Ai iu ka shpëtuar disa herë atentateve, ndërkohë që aktiviteti i tij ka qënë i zgjeruar në Greqi dhe Itali./ZËRI
