Aktualitet

Goditi 8 herë me thikë shokun, arrestohet Mandi Qori

Ai akuzohet për "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

I.F

TIRANË- 41-vjeçari Mandi Qori që goditi 8 herë me thikë Eri Drizën është arrestuar. Qori u shpall në kërkim një muaj më parë pasi në gjendje të dehur goditi me thikë shokun e tij, pasi ky i fundit e qëlloi me shpullë.

Ai akuzohet për "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".


“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda Ndaj Personit, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. 

Gjatë kontrolleve, në rrugën "Tre Dëshmorët", u kap shtetasi M. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta". 

Ky shtetas, më datë 19.09.2024, në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë) shtetasin E. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

Sherri ndodhi në shtator, para një pastiçerie në zonën e Kasharit në Tiranë. Si pasojë e këtij konflikti mbetën të plagosur dy persona. Mësohet se autori dhe dy të plagosurit kanë qenë shokë me njëri-tjetrin dhe ishin duke pirë alkool bashkë. Pas një konflikti mes tyre, Eri Driza qëlloi me shpullë Mandi Qorin, dhe ky i fundit shkoi në shtëpi ku mori një thikë dhe goditi 8 herë shokun e tij. /ZËRI

Poll

MOS HUMB