
LUSHNJE- Një market është grabitur në orët e para të mëngjesit në fshatin Golem i vogël të Lushnjes. Nga grabitja, ku dyshohet se kanë marrë pjesë 2 persona, raportohet se janë marrë mbi 10 milionë lekë të vjetra.
Nga të dhënat e deritanishme, autorët hynë nga pjesa e pasme e dyqanit duke prerë hekurat dhe këputën kabllin e internetit në mënyrë që të mos filmoheshin nga kamerat e sigurisë. Pasi morën paratë që gjetën në dyqan, grabitën edhe automjetin e parkuar të komshiut pranë.
Por aktualisht, Policia ka kapur një prej autorëve, i cili qarkullonte me makinën e vjedhur të fqinjit të tij, ndërsa brenda kishin marrë edhe mallra nga marketi. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të kapur autorët e tjerë të përfshirë në vjedhje./ZËRI