Aktualitet

DENONCIMI I ZËRI-t/ Pronarja e fasonerisë: Do përballem me punëtoret! Më shkaktuan 1 mln lekë dëm

Në një lidhje telefonike me gazetarin që trajtoi denoncimin, Olta Hoxhallari ka dhënë versionin e saj të historisë.

Edon Kuqi
DENONCIMI I ZËRI-t/ Pronarja e fasonerisë: Do përballem me
Foto ilustruese

TIRANË- Dy ditë pas publikimit të denoncimit të bërë tek ZËRI, nga katër zonja që kishin 2 muaj pa marrë pagat tek fasoneria “Passion, Fashion & Co”, ka reaguar dhe pronarja e kësaj të fundit. Në një lidhje telefonike me gazetarin që trajtoi denoncimin, Olta Hoxhallari ka dhënë versionin e saj të historisë. Sipas zonjës, katër ish-punonjëset kanë qenë të papërgjegjshme në punë, ndërsa hedh dhe akuza ndaj tyre dhe në lidhje me mbarëvajtjen e punës. Olta Hoxhallari shprehet se ish-punonjëset kanë abuzuar me besimin e saj, ndërsa shton se kanë dhënë tek kompanitë kundërshtare listat e klientëve të ‘Passion, Fashion & Co’.

“Ajo tjetra që ka qenë tek qëndisja, ka bërë 300 logo gabim, kam zëvendësuar 300 bluze polo dhe prap ia kam dhënë pjesë pjesë, asnjëherë prej tyre nuk i është thënë se nuk do të merrni pagësën. Një ditë këto mblidhen dhe ikin tek konkurenti, ju thashë ju lutem jam në një kohë të vështirë, pagesën do ta merni, por mos më lini se jam në një sezon pune. Gjithë listën e klientëve që unë kam nbërë këtu ia kanë dhënë të gjitha konkurentit. E kam të faktuar se kur shkoja tek klientët më thonë se më ka ardhur një nga ….ka pasur informacion. I kam mesazhet”, tha ajo për ZËRI-n.

Dëshmia e Olta Hoxhallarit:

Ato gra kur kanë ardhur nuk ditur të bëjnë asgjë. I kemi udhëzuar nga zero. Kanë qenë të papërgjegjshme në punë. Ajo që thatë kam dy vjet pa pritur, askush nuk mund të largohet nga puna pa lajmëruar përpara se mua të më japë mundësinë ta zëvendësoj. I teket dhe thotë do iki tek burri në Greqi, duke ma lënë punën në një sezon vere, ka qenë muaj qershor që unë kam fluksin e punës, me dashamirësi i thamë në rregull dhe vendin e punës e ke gati, vjen pas tre muajsh, e marr zonjën Lorena dhe i them, ta kam ruajtur vendin e punës, kam hekurosur unë në vend të saj dhe vjen nxjerr justifikime, kam dhimbje barku më ka dhënë doktori raport, se këto dinë vetëm të përfitojnë, ok shërohu dhe hajde, e marr prap, ato ditë që ajo nuk ka marrë kanë qenë pikërisht për këtë arsye.

E marr prap në punë dhe çfarë bën, më dhemb dora nuk hekuros dot, ok i them shërohu dhe hajde vetëm kur marr vesh se kishte filluar punë tek konkurenti. Në mënyrë të pabesë iku. Ajo abuzoi me pritjen, me mirësjelljen me të gjitha. Unë nuk iu kam thënë kurrë asnjërës prej atyre se nuk do i merrni, njëra prej tyre i ka marrë pjesë pjesë.

Nëse do eci me ligj ato nuk meritojnë se nuk mund të ikësh nga puna kur të teket. Ato e kanë përgjegjësinë e punës zero. Unë isha me leje lindje, më merrnin komshinjtë se këto zonjat e ngrinin, ju kishte blerë burri për t'ju krijuar kushte, një, boks të madh, këto vinin muzikë popullore në qiell dhe mua më kanë çuar në polici.

Zonja Miranda kur vjen tek ne, ka ardhur pas një fatkeqësie që i kishte ndodhur. Nuk dinte të bënte asgjë. Vij dhe i them, për kokë të goces i them, Hendrik çfarë është kjo, kjo të hekurosë nuk di, gjithmonë më nxirrte tek klienti sikur ishim të paaftë. Marr një tjetër që ta ndihmonte. Qëndroi për gati 7-8 muaj. Në verë dhe kjo si zonja Lorena, do iki tek djali në Gjermani.

Në shkurt ikin prap tek konkurenti, provon punën atje dhe rikthehet prap, por nuk më tha se e kam provuar atje. Nuk kalon një muaj zonja dy vinte një ditë nuk vinte. Ajo po ta shikosh nuk është shumë normale. Unë nuk i kam marrë asnjëherë për kapital fjalët e saj. Albina para disa kohësh ka bërë një gabim shumë të madh. E ka shtruar materialin gabim për kompaninë…. kanë dalë të gjitha bluzet me barkun jashtë, ka shkaktuar një kosto 1 milion e gjysmë. Nuk iu mbajt në moment, nuk kishim në plan për t'ja mbajtur. Le që e humba si porosi, por… dhe sot e kësaj dite thotë uniforma tek ti nuk bëj.

Ajo tjetra që ka qenë tek qëndisja, ka bërë 300 logo gabim, kam zëvendësuar 300 bluze polo dhe prap ia kam dhënë pjesë pjesë, asnjëherë prej tyre nuk i është thënë se nuk do të merrni pagësën. Një ditë këto mblidhen dhe ikin tek konkurenti, ju thashë ju lutem jam në një kohë të vështirë, pagesën do ta merni, por mos më lini se jam në një sezon pune.

I kam thënë nëse i do lekët hajde merri nga dora ime. Ajo duke e ditur se çfarë ka shkruar nuk vjen dot tek zyra ime, sepse e di se çfarë ka nxjerrë nga goja. Flasim për pjesën e sigurimeve, nëse unë do doja ti mashtroja nuk i deklaroja, i kam të deklaruara, më shumë se gjysma janë të mbyllura, unë u kam thënë përderisa i kam të deklaruara, kam unë probleme me shtetin. Nuk është e vërtetë asgjë. Nëse duan ballafaqim, ua them të gjitha. Nuk janë punëtore që kanë shkëlqer, i kemi mbajtur nga halli. Ato e dinë shumë mirë pse nuk i kanë marrë.

Gjithë listën e klientëve që unë kam nbërë këtu ia kanë dhënë të gjitha konkurentit. E kam të faktuar se kur shkoja tek klientët më thonë se më ka ardhur një nga ….ka pasur informacion. I kam mesazhet.

Dy ditë më parë ZËRI publikoi denoncim e bëri nga zonjat, të cilat u shprehën se kishin dy muaj pa marrë pagat e deri në tre vite siguracionet në fasonerinë “Passion Fashion & Co”. Ndërkohë ZËRI ka vënë në dijeni institucionet shtetërore, ndërsa është në pritje të një ballafaqimi mes Olta Hoxhallarit dhe ish-punonjësve të saj. Një ditë më parë ballafaqimi nuk u realizua, pasi hasëm në kundërshtinë e zotit Hendrik Munega, bashkëshorti i zonjës Hoxhallari. Misioni vazhdon…/ZËRI

Poll

MOS HUMB