Aktualitet

Greqia akuzon Shqipërinë se i ka vjedhur liqenin e Gramozit, detyron Google të ndryshojë kufirin

E gjitha sipas tyre ka ndodhur për një gabim që ka bërë Google.

k.m.
Greqia akuzon Shqipërinë se i ka vjedhur liqenin e Gramozit, detyron
Liqeni i Gramozit

TIRANË- Lajmi se në Shqipëri është zbuluar një prej liqeneve më të mëdhenj, ka "provokuar" grekët. Mediat greke shkruajnë se nga ana jonë e kufirit po bëhet një “provokim i qetë” sepse në fakt duam që të "pushtojmë" territorin grek. E gjitha sipas tyre ka ndodhur për një gabim që ka bërë Google.

Bëhet fjalë për liqenin akullnajor të Gramozit, i njohur edhe si liqeni i Beznjas, që zyrtarët grekë pretendojnë se e kanë patur të tyrin, dhe se shqiptarët kanë “lëvizur piramidat kufitare” duke e përvetësuar gjatë viteve të fundit. Sipas tyre, liqeni i Gramozit, ose "Drakolimni i Grammos", ndodhet në një lartësi prej 2350 metrash dhe është liqeni alpin më i lartë dhe më i madh në Greqi.

Greqia akuzon Shqipërinë se i ka vjedhur liqenin e Gramozit, detyron

Sipas tyre, rreth dy vite më parë u vu re se në Google Maps, vija kufitare me Shqipërinë nuk përputhej me kufirin rea. Çështja shkoi edhe në Kuvend, me një pyetje ish-kreu i Departamentit të Mbrojtjes Kombëtare të SYRIZA-PS, Evangelos Apostolakis. Ai pretendonte se rreth 2 vjet më parë, kufiri ndante liqenin midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe nga viti i kaluar liqeni ka kaluar tërësisht në Shqipëri.

Greqia akuzon Shqipërinë se i ka vjedhur liqenin e Gramozit, detyron

Greqia akuzon Shqipërinë se i ka vjedhur liqenin e Gramozit, detyron

Si provë ka marrë edhe postimin e kryeministrit Edi Rama, i cili promovon atraksionin turistik.

Greqia akuzon Shqipërinë se i ka vjedhur liqenin e Gramozit, detyron

*Liqeni akullnajor gjendet në lartësinë 2400 m mbi nivelin e detit, në malin e Gramozit, pranë fshatit Starje. Ai përfaqëson një liqen me origjinë akullnajore, me sipërfaqe rreth 0.4 ha dhe formë gati elipsi. Reshjet e borës dhe të shiut janë ushqimi kryesor i këtij ujëmbledhësi.

Monumenti ka vlera shkencore, estetike e turistike. Të apasionuarit pas lartësive, ngjiten në këto mjedise të thyera për të ushtruar sportin e alpinizmit, të ecjeve malore dhe të admirojnë natyrën e rrallë të këtyre majave. Ky liqen vizitohet sipas intinerarit qyteti Ersekës – fshati Starje – liqeni i Gramozit./ZËRI

Poll

MOS HUMB