
DEVOLL- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditën e së shtunës në fshatin Ponçarë të Devollit ku një burrë ka tentuar të godasë me thikë bashkëshorten e kushëririt. Raportohet se J.Z, fillimisht ka goditur disa here më grushte në fytyrë bashkëshorten e djalit të xhaxhait.
Pas kësaj ka kapur thikën dhe ka tentuar ta vrasë. Fatmirësisht thika nuk e ka prekur në trup. Gruaja ka marrë dëmtime të rënda. Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Ndërkohë autori është vënë në prangat e Policisë dhe do përballet me akuzën e “Vrasjes së mbetur në tentativë”./Zëri.ai