Aktualitet

Hakmarrje apo larje hesapesh? Misteri i vrasjes, Bledar Dedaj u gjet gjysmë i zhveshur në pyll

Dedja luftoi, por fatkeqësisht nuk i mjaftoi.

k.m.
Hakmarrje apo larje hesapesh? Misteri i vrasjes, Bledar Dedaj u gjet gjysmë
Bledar Dedaj

ITALI- Vrasja e Bledar Dedaj po hetohet nga autoritetet italiane, por detajet e reja që janë zbuluar nga skena e krimit, kanë hapur pista të reja. 39-vjeçari shqiptar është gjetur mëngjesin e djeshëm nga një mik i familjes. Trupi i tij i ishte hedhur në një shkurre dhe i masakruar me thikë. Disa shumë të thella, ndoshta të shkaktuara me majën e thikës. Një nga goditjet i shpoi një mushkëri, duke i marrë edhe jetën. Në krahë kishte gjithashtu plagë, tipike të një njeriu që tenton të bllokojë goditjet.

Dedja luftoi, por fatkeqësisht nuk i mjaftoi.

Një tjetër detaj që ngre dyshime është fakti që 39-vjeçari u gjet me pantallonat e zbërthyera. Autopsia do të vërtetojë nëse ai ka pasur apo jo marrëdhënie seksuale. 100 metra larg trupit ishte makina e tij, një Mercedes i bardhë Class B, i parkuar në anë të shtegut. Një zonë ideale për t'u takuar, veçanërisht në mbrëmje, larg syve kureshtarë. Një nga pistat që po ekzaminohet nga hetuesit është pikërisht ai i një përplasjeje që përfundoi me gjak. Por nuk mund të përjashtohen hipoteza të tjera, si ajo e larjes së hesapeve. 

Dedja, i cili kishte ardhur në Itali 20 vjet më parë, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, ishte zhdukur që prej pasdites së së shtunës. Ai u pa për herë të fundit në restorant-piceri Borso del Grappa, L'Antica Abbazia, ku punonte si kopshtar dhe pastrues. Pastaj ai nuk u kthye më.

Telefonata e fundit, me kunatin e tij, ishte në orën 16:15: kur ai sapo kishte mbaruar turnin dhe ishte gati për të shijuar fundjavën. Të dielën do ta kalonte duke peshkuar barbunë me një shok: të dy kishin rënë dakord tashmë. Tjetri e merrte në 2 të mëngjesit. Por kur u paraqit në shtëpinë e tij, askush nuk doli. 39-vjeçari nuk iu përgjigj telefonatave apo mesazheve. Edhe gruaja e tij ishte e shqetësuar për orë të tëra pasi e telefononte por nuk i përgjigjej. Në atë moment miqtë dhe të afërmit filluan ta kërkonin. Mendimi i parë ishte se mund të kishte pasur një aksident, ndaj kontaktuan urgjencën më të afërt, atë në Bassano. Asgjë. Pas një nate pa gjumë, mëngjesin e djeshëm, familjarët e tij shkuan për të denoncuar zhdukjen e tij në komisariat, paralelisht vijonin kërkimet. Ka qenë miku i tij peshkatar Marco Barbi ai që ka vënë re makinën e 39-vjeçarit në rrugën e malit. Ishte ora 9.30. Njëqind metra më tutje, thellë në shkurre, ishte trupi i Dedjes i mbuluar me gjak.

Viktima dhe xhelati i tij mund të kenë vendosur takimin në vendin e fshehtë, por nuk dihet përse. Në këto orë hetuesit po hetojnë kontaktet dhe njohjet e viktimës. Gjithashtu po shqyrtohen regjistrimet telefonike dhe pamjet nga kamerat publike dhe private të instaluara në zonë. Në lupë është edhe e shkuara e tij, duke qenë se Dedja kishte pas vetes disa precedentë të vegjël.

Familjarët janë të shokuar nga vrasja dhe i kërkojnë autoriteve italiane drejtësi.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur. Është një rrufe në qiell të hapur. Duam drejtësi. Ndoshta ka parë a dëgjuar diçka që nuk duhej,"- thotë i vëllai, ndërsa edhe e motra kërkon drejtësi: Duhet të na thonë kush ka qenë autori. Nuk kishte probleme me drogën dhe paratë

Familjarët dhe kolegët e punës e përshkruajnë atë si një punëtor dhe një familjar të mirë. Por pse u vra? Kjo mbetet të zbulohet./ZËRI

Poll

MOS HUMB