
IZRAEL- Hamasi ka sulmuar Izraelin dhe në rripin e Gazës ka nisur lufta. Ndaj dhe një operacion për marrjen e shqiptarëve në Izrael është realizuar me sukses nga autoritetet shqiptare. Një avioni i "Air Albania", më konkretisht "Fishta" ka shkuar në "Ben Gurion Airport", në Tel Aviv për të marrë nga Izraeli shqiptarët.
Fluturimi nisi në orën 17:00 nga aeroporti i Tel Avivit dhe avioni u ul në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, rreth orës 18:36. Por ende nuk dihen sesa shqiptarë ndodhen në bord.
Deri më tani, operacioni ishte mbajtur sekret për shkak të rëndësisë së çështjes dhe për të mos u rrezikuar jetën shqiptarëve që ndodhen në Izrael. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit në rripin e Gazës ka hyrë në ditën e saj të dytë, ndërkohë që në të dy vendet llogariten të jenë më shumë se 600 të vrarë. Të shtunën në mëngjes, Hamasi nisi një valë sulmesh me raketa dhe luftëtarë sulmuan Izraelin, në përshkallëzimin më të madh në dekadat e fundit./Zëri.ai