Aktualitet

Hapet "gofundme" për Dajana Kalon, 25-vjeçarja pëson hemoragji cerebrale

Mjekët kanë vlerësuar se ajo ka nevojë për kujdes të specializuar dhe ndërhyrje urgjente, ndërsa në ditën në vijim pritet t’i nënshtrohet një operacioni shumë delikat në tru

F.I
Hapet "gofundme" për Dajana Kalon, 25-vjeçarja pëson
Dajana Kalo

TIRANË-Influencerja dhe modelja shqiptare Dajana Kalo po kalon një nga betejat më të vështira të jetës së saj, pasi ka pësuar një hemorragji në tru si pasojë e një MAV (Malformacion Arteriovenoz). Aktualisht, ajo nuk është në gjendje të lëvizë dorën dhe këmbën e djathtë dhe ka nevojë për kujdes mjekësor të specializuar.

Mjekët kanë vlerësuar se ajo ka nevojë për kujdes të specializuar dhe ndërhyrje urgjente, ndërsa në ditën në vijim pritet t’i nënshtrohet një operacioni shumë delikat në tru. Për shkak të kostove të larta që përfshin operacioni dhe trajtimi pasues, është hapur një faqe GoFundMe me qëllim mbledhjen e fondeve për të ndihmuar Dajanën dhe familjen e saj në këtë moment kritik.

Familjarët dhe miqtë apelojnë për solidaritet, duke theksuar se çdo kontribut, sado i vogël, është me vlerë të madhe. Përveç kontributeve financiare, fjalët e mbështetjes janë po aq të vlefshme për t’i dhënë forcë dhe shpresë modeles.

Poll

MOS HUMB