TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka komentuar ndryshimet e propozuara nga qeveria për Kodin e ri Penal gjatë takimit me dzer të mbzllura që po zhvillon me gazetarët. Dumani është shprehur se SPAK nuk nuk është përfshirë në hartimin e këtij drafti dhe se nuk i është vënë në dispozicion, teksa shtoi se në momentin që do të ndodhë do të ketë edhe qëndrimin e tij. Megjithatë, kreu i SPAK nuk mohoi faktin se Kodi Penal aktual ka nevojë për ndryshime në disa nene, siç është ai për narkotikët.
“Për debatin e Kodit te ri Penal, ka një rendësi jetike për shtetin ligjor, priten diskutime është normale. Debati i parë duhet të ishte bërë, a ishte i nevojshëm Kodi i Ti apo te punohej mbi kodin aktual. Un vetë besoj që ka nevoje për ndryshime, për shembull neni për narkotiket, të ndahet sipas sasisë dhe llojit të drogës. Është një draft, ne se kemi marrë zyrtarisht, nuk jemi përfshirë në hartimin e tij, kur të na vij do e analizojmë dhe do mbajmë një qëndrim”, tha Dumani.
Ndër të tjera, Dumani shtoi se ka ndjekur edhe reagimin e Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela në lidhje me draftin dhe u shpreh se në disa aspekte ndante të njëjtat mendime me të. Kryzeprokurori Çela kundërshtoi ashpër draftin, teksa shtoi se nuk ishin përshirë për hartimin e tij./ZËRI
