Aktualitet

Haxhiu nuk kurseu as miqtë, si u ekzekutua “kushëriri”

Në fakt ky nuk ishte gabimi i vetëm i Xhaferraj, por një kërcënim drejtuar Laert Haxhiut e kishte vënë atë në rreth të kuq nga banda.

f.t
Haxhiu nuk kurseu as miqtë, si u ekzekutua “kushëriri”
Laert Haxhiu

TIRANË- Një ditë pas ekszekutimit të bizesmenit Çajup Selimi nuk vonoi vrasja e radhës nga Laert Haxhiu. Ekzekutimi këtë herë do të ishte në radhët e anëtarëve të bandës, Fridman Xhaferraj, të cilin e thërrisnin 'kushëriri". "Kushëriri" kishte bërë gabim, duke shitur dorë në telefon, veprim i cili i ekspozonte. 

Në fakt ky nuk ishte gabimi i vetëm i Xhaferraj, por një kërcënim drejtuar Laert Haxhiut e kishte vënë atë në rreth të kuq nga banda. "Kushëriri" kur ndodhej në burg i kishte kërkuar Laertit ta ndidhmonte ta nxirrte ose përndryshe do të tregonte të gjitha punët që kishte bërë me të. Përmes lidhjeve të tij, Laert Haxhiu arrin të ndryshojë në gjykatën e Lushnjës, masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për Fridman Xhaferaj. Pas daljes së Fridmanit nga burgu, Laert Haxhiu filloi të vërë dalë nga dalë në zbatim planin për vrasjen e tij.

Kaq mjaftoi dhe Artan Tafani, Laert Haxhiu dhe Lulzim Spahiu u nisën për në Korçë dhe gjatë udhëtimit bënë edhe planin se si do e kryenin ekzekutimin e Fridman Xhaferraj. të tre të drejtuar nga "Golja", shkuan në një rezervuar të vogël në dalje të Korçës, ku u krye vrasja. "Golja" (Ligor Romaçka) dhe Laerti e gjunjëzuan mikun e dikurshëm që e thërrisnin “kushëriri” dhe Lulzim Spahia qëndronte pas tyre, gati për të gjuajtur me pistoletën, e cila kishte dy fishek. Në goditjen e parë të shënjestruar në kokë gaboi, pasi viktima 25-vjeçar lëvizi duke iu përgjëruar ta falnin, por gjuajtia e dytë ishte fatale.

"Makinës i jepte Laerti, unë isha ulur para ndërsa Luli mbrapa. Rrugës Laerti tha që Fridmanin do ta vrasim dhe më pas do ta hedhim në ndonjë lumë dhe po kontrollonim për një vend të përshtatshëm. Në momentin që ishim në këmbë Laerti e ka kapur Fridmanin nga qafa dhe i tha: ‘Si ishte ai muhabeti i avokatit, do tregosh ti çfarë kemi bërë?!’ Fridmani ja mohonte këtë gjë dhe i tha disa herë ‘jo jo’. Në atë moment Laerti i thotë Lulit nxirre armën dhe qëlloje. Fridmani filloji të bërtiste duke i thënë ‘mos më vrit. Pasi shtiu Luli, Laerti i tha Fridmanit të mos lëvizte më. E mbaj mend shumë mirë këtë moment. Fridmani ishte i gjunjëzuar më shikonte në sy dhe duke qarë më thoshte ‘o Marjus, o Marjus të lutem mos më vrisni’. Më pas Fridmani u dorëzua dhe i tha Laertit, nëse do të më vrasësh jepi. Aty Luli ia puthiti përsëri armën dhe e qëlloi pas koke dhe plumbi i ka dalë në pjesën e sipërme. Ai lëvizi sërish dhe plumbi e kapi si shkarazi,"-rrëfeu Tafani.

Në fakt Laerti urdhëroi që të merrnin personin tjetër që jetonte në një shtëpi me Fridmanin, një shtetas i njohur si Gjyshka. Qëllimi i shoqërimit të tij si dëshmitar ishte t’i jepej një mesazh që të mos gabonte dhe ai, pasi do të kishte të njëjtin fund. Idriz Manej, i cili njihej dhe me nofkën “Gjyshka”, u arrestua fillimisht në muajin Nëntor 2021 nga policia e Korçës, gjatë operacionit të koduar “Ristart”, pasi së bashku me Ligor Romaçkën, Joni Moskun dhe një person tjetër, tentuan të trafikonin 114 kg drogë përmes pikës kufitare të Goricës në Maqedoninë e Veriut.

Haxhiu ka pasur një përplasje të vazhdueshme me bandën e Aldo Bares, konflikt nga i cili numërohen dhjetëra të vrarë. Vetëm 6 janë zbardhur nga i penduari Artan Tafani. Nga 6 vrasje të rrëfyera nga Tafani, 2 kanë ndodhur në Greqi, ndërsa të tjerat janë të shpërndara në hartën e Shqipërisë: Elbasan, Tiranë, Tepelenë dhe në Lushnje. Një prej të eliminuarve nga banda ka qenë Alban Semaku, i cili njihej në qytetin e Lushnjes si "Kinezi i Aldo Bares". Ai u ekzekutua në Peqin, më 17 tetor të vitit 2021, duke rindezur edhe njëherë përplasjet në bandën e Lushnjes. Alban Semaku, gjithashtu i njohur me emrin tjetër Elton Mermali, vrau Bledar Haxhiun, i afërm i Laertit. 

Historia e bandës së Lushnjes

Pikënisje e përplasjeve të përgjakshme mes bandave në Lushnje, ishte vrasja e Ramadan Shkurtit, vëllai i Alfred Shkurtit (Aldo Bares), deri atëherë efektiv i Forcave RENEA. Pas vrasjes së vëllait të tij, Bare, me qëllim hakmarrjen ndaj shtetasit Artur Daja, shokëve, miqve dhe të afërmve të tij, krijoi të ashtuquajturën “Bandë e Lushnjes”. Fillimisht në këtë grup u mblodhën Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Arben Borici, Enver Boriçi, Enver Dondollaku, shokë, miq dhe të afërm të pandehurit Aldo Bare e vëllait të tij Ramadan Shkurtit, të vrarë tashmë. Aldo Bare hakmerret ndaj Artur Dajës, të cilin pasi e ekzekuton i pret kokën dhe e shkelmon atë rrugëve të qytetit të Lushnjes./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB