Aktualitet

“Hidhi një sy dhe më thuaj”, Bledar Karoli informonte Klodian Zoton, ‘i fshihet kujtesa’ para SPAK

Bledar Karoli thotë se nuk mban mend cili ka qenë shefi që e ka urdhëruar të komunikonte me Zoton

E.K
“Hidhi një sy dhe më thuaj”, Bledar Karoli informonte
Bledar Karoli

TIRANË- Bledar Karoli, me detyrë përgjegjës i sektorit të prokurimeve në Ministrinë e Mjedisit, i vënë në pranga me urdhër të SPAK, ka qenë një tjetër bashkëpunëtor i Klodian Zotos në zyrat e shtetit. Përmes emailit ai i dërgonte informacion Klodian Zotos, në lidhje me dokumentacione që mungonin në dosjen e koncensionit.

“Hidhi një sy dhe më thuaj”, i shkruante Karoli me email Zotos. Karoli së bashku me Alba Thomën që hartonte dokumentet për Zoton, edhe pse ishte drejtoreshë juridike në Ministrinë e Mjedisit, sipas SPAK kanë shërbyer si urë lidhëse mes Komisionit të dhënies së Koncensionit, Ministrisë së Mjedisit dhe Klodian Zotos.

Bledar Karoli është shprehur se komunikimin me Zoton e ka bërë pasi ka marrë porosi nga shefat e tij. Ai deklaron se nuk e mban mend se cili nga shefat i ka kërkuar që dokumentet për koncensionin tia dërgonte me email Klodian Zotos.

Përveç Lefter Kokës, Alqi Bllako është personi tjetër që përmendet nga disa prej personave të vënë nën masë sigurie, që iu ka kërkuar vartësve të mbajnë kontakte me Klodian Zoton, mirëpo Karoli në dosjen e GJKKO, i është ‘fshirë kujtesa’ për të dhënë një emër.

Emri i Bllakos përmendet nga Alba Thoma, kur komunikonte me Zoton, se sekretari i Ministrisë i kishte lënë porosi që të komunikonte me pronarin e kompanisë së inceneratorëve. 

ZËRI ka zbardhur vendimin e plotë të Gjykatës së Posaçme, dhënë për inceneratorin e Tiranës, ku evidentohet se e gjithë ministria e Mjedisit ka qenë e vënë në shërbim të Klodian Zotos, duke e informuar atë për çdo lëvizje. Gjithashtu Komisioni për dhënien e Koncensionit, ka marrë të gatshme të gjithë studimin e fizibilitetit e hartuar nga kompania koncensionare, pa kryer asnjë verifikim për kostot reale të projektit, rrjedhimisht duke shtuar faturën që do të paguanin bashkitë.

/ZËRI

 

Poll

MOS HUMB