TIRANË-Policia në Tiranë ka ndaluar vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara, Roxhensa Kapurani e njohur me emrin Marina Fara, gjatë një operacioni të zhvilluar në kryeqytet. Pass arrestimit ajo ka deklaruar se drogën e kishte për përdorim vetjak. Sasia prej 4.4 gramë kokainë iu gjet në portofol gjatë një kontrolli rutinë nga autoritetet në Vorë. Edhe pas deklaratës së saj, vajza e këngëtares është vendosur në pranga, pasi për përdorim personal lejohet posedimi deri në 0.3 gramë lëndë narkotike.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan, R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine”, njoftoi Policia e Tiranës.
Kujtojmë që Marina Fara edhe më herët ka qene e përfshirë në skena të ngjashme. 5 vite me pare Marina Fara, u përfshi në përgjimet e policisë, në operacionin “Mezhgorani” ku u arrestuan më shumë se 30 persona në atë periudhë. Vajza e këngëtares dyshohej se kishte ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratiseshin./ZËRI