TIRANË-Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në zonën e Kombinatit, Tiranë. Raportohet se është qëlluar me armë në drejtim të një mjeti në lëvizje, në të cilin ndodhej shtetasi me iniciale E. K., 37 vjeç. Të shtënat mësohet se kanë ardhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Autroi është identifikuar nga blutë e Tiranë dhe po punohet për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:10, në rrugën “Petraq Leka” dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit me të cilin po lëvizte shtetasi E. K., 37 vjeç. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, gjeneralitet e të cilit nuk jepen, për shkak se hetimi vijon.
Po punohet intensivisht për dokumentimin e rrethanave të rastit si dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarje.