Aktualitet

Humbën në ‘Gjirin e Gramës’, Policia shpëton dy turistët kanadezë

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u organizuan shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, të cilët u nisën me mjet lundrues drejt Gjirit të Gramës.

I.F
Humbën në ‘Gjirin e Gramës’, Policia shpëton dy
Pamje nga operacioni i Policisë

VLORË- Policia Kufitare Dhërmi iu vjen në ndihmë 2 turistëve kanadezë që kishin humbur rrugën në Karaburun. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, salla operative e DVKM Vlorë është njoftuar se dy shtetas kanadezë, të ndarë nga grupi i tyre gjatë një ecjeje në zonën e Karaburunit, kishin humbur orientimin dhe nuk dinin të ktheheshin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u organizuan shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, të cilët u nisën me mjet lundrues drejt Gjirit të Gramës. Pas mbërritjes, efektivët e Policisë vijuan kërkimet në këmbë, në terrenin e vështirë malor dhe në kushte të errësirës, duke bërë të mundur, rreth orës 24:00, lokalizimin dhe gjetjen e dy turistëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët u shoqëruan në Gjirin e Gramës dhe iu bashkuan grupit të tyre, ndërsa falënderuan shërbimet e Policisë së Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar. Policia Kufitare e Vlorës mbetet e angazhuar për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe vizitorëve, në çdo cep të territorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB