Aktualitet

I dënuar me 10 vite burg për përdhunim të miturish, në pranga 32 vjeçari (EMRI)

Fatjon Hoxha u kap në fshatin Sallmone.

F.I
I dënuar me 10 vite burg për përdhunim të miturish, në
FOTO ILUSTRUESE

SHIJAK- Një 32 vjeçar i dënuar me 10 vite burg për përdhunim të miturish ka rënë në prangat e policisë së Shijakut. Fatjon Hoxha u kap në fshatin Sallmone. Hoxha ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit me vendimin e datës 21.11.2024, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Njoftimi i policisë:

Kapet në fshatin Sallmone dhe vihet në pranga 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 10 vjet burgim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shijak, në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin Fatjon Hoxha, 32 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me vendimin e datës 21.11.2024, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB