Aktualitet

“Po dal të pi cigare”, amaneti i fundit i Sibelës, e ëma: E ka vrarë Altin Çoku, në telefon u gjetën mesazhe kërcënuese

Nëna e Sibela Abedinit: Vajza ka shkuar të punojë jo të zinte të dashur. Ai i ka thënë do të ta bëj të keqen.

E.K
“Po dal të pi cigare”, amaneti i fundit i Sibelës, e
Viktima, nena e saj dhe Altin Coku

TIRANË- Nëna e Sibela Abedinit, e cila dyshohet se i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati, akuzon Altin Çokun për vdekjen e së bijës. Ajo thotë se ai e kia kërcënuar më mënyrë që të bëhej e dashura e tij, ndërsa tregon dhe orët e fundit të vajzës. Sipas saj vajza kishte dalë në ballkon, pasi i kishte thënë të motrës se do të pinte cigare, dhe mandej ata e kanë parë kur kishte rënë në rrugë, dhe dyshonin se e kishte shtypur makina.

“Dhomën ku jetoj e kam përhohësisht, pronari i shtëpisë më tha pastroje dhomën se ka lagështirë që ta lyejmë e të kaloni tek shtëpia. Sibela më tha mami hyr lahu se je e lodhur dhe shtriu. E vuri vajzën në gjumë, i tha motrës po dal të pi një cigare. Kur vajza e pa që po vonohej doli në sallon, në atë kohë erdhi djali. Sibela nuk kishte ngrënë bukë sepse kishte thënë do presim vëllanë.

Djali nxori kokën nga dritarja dhe bërtiti mami e ka shtypur makina Sibelën. Djali nuk e dinte dhe kapi për fyti shoferin e fugonit sepse mendoi se e shtypi ai. Vajza ishte ende gjallë. E dërguan në spital, i tha të vëllait amanet Ambrën. I shtrëngoi dorën motrës dhe dha shpirt”, ka treguar ajo.

Vëllai i Sibelës hedh dyshime e mbase motra e tij është vrarë, pasi pretendon se një person ka qenë lart në pallat dhe një ka qenë poshtë, ndërkohë që nëna e 27-vjeçares thotë se në telefonin e saj janë gjetur mesazhe kërcënuese.

“Sibela më tha; ky nuk më pagoi. Kur u shtri goca me Ambrën, panë një video në TikTok me këtë tipin, që kërcënonte. Ai kërcënonte këngëtarë. Ajo më tha; nuk shkoj punoj më me të. I thash mos ik. Më tha; mos më bën ndonjë gjë me gocën.

Në atë shtëpi pronari ka kamera, policia i ka parë. Në komisariat më thanë që vajzës ose i janë marrë mendtë ose i ka rënë tensioni. Dje në polici më thanë që i ka dërguar vajza një mesazh Altin Çokut që ky e ka kërcënuar vajzën që të bëhej e dashura e tij. Vajza ka shkuar të punojë jo të zinte të dashur. Ai i ka thënë do të ta bëj të keqen.

Ky i ka thënë që do t’i shpërndajë vajzës video por vajza i ka kërkuar të heqë fotot nga rrjetet sociale”, ka treguar nëna e 27-vjeçares. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB