
TIRANË- Teksa Gjykata e Posaçme e dënoi me 1 vit burg për prostitucion, Alma Kaçi vijon betejën e saj. Tashmë mediatike. Sipas saj, dënimi që i bëri GJKKO tregon që drejtësia është politike.
E ftuar së fundi në emisionin ‘Kafe Shqeto’, Kaçi këmbënguli sërish se qëllimi i saj ishte për të demaskuar zyrat shtetërore. Ajo shprehet se e ka bërë në kuadër të punës dhe ka sakrifikuar kështu veten e saj.
Më tej, Kaçi shprehet se opinionit publik nuk duhet t’i vijë keq për gojën e saj, por për një pushtetin që po abuzon me qytetarët.
“Pranova ta bëjë këtë për ta demaskuar në publik dhe për t’i demonstruar njerëzve se në zyrat e kësaj qeverisjeje ndodhin këto. Unë mora përsipër shumë rreziqe sepse në ato momente kur ndodhi, nuk u mendua se do dilnin ato skena në TV, por unë kam menduar edhe rrezikun e jetës time.
Kam lexuar shume komente dhe shumë opinione nga më ekstremet, je paguar – s’je paguar.
Unë e kam bërë në kuadër të punës, kam sakrifikuar veten time. Dhe opinionit publik mos t’i vijë keq, po e them hapur fare, për gojën time, por t’i vijë keq, për një pushtet që po abuzon me qytetarët. Ndjehem e përdorur dhe e hedhur në rrugë si një leckë”- deklaroi Kaçi.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dënoi Gjicin me 3 vjet burg për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 2 vjet. GJKKO ndryshoi akuzën për Gjicin, nga ajo e “Korrupsionit” në “Shpërdorim Detyre.
Gjicit gjithashtu i hiqet edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vjet. Ndërkohë Alma Kaçi, e cila dhe filmoi aktin seksual në zyrën e Gjicit është dënuar me 1 vit burg, duke e shpallur fajtore për akuzën e prostitucionit./ZËRI