Aktualitet

I dyshuar për akte terroriste! Imran Hosein i ndalohet hyrja në Shqipëri, Policia e kthen në Serbi

Autoritetet e sigurisë kanë pasur ndaj tij informacione që lidhen me akte terrorizmi dhe për këtë arsye policia kufitare nuk ka lejuar që ai të hyjë në Shqipëri.

F.I
I dyshuar për akte terroriste!  Imran Hosein i ndalohet hyrja në
Imran Hosein

TIRANË-Predikuesi fetar Imran Hosein është ndaluar të hyjë në republikën e Shqipërisë. Hosein ishte nisur nga Amerika e Jugut, Triniadad drejt Shqipërisë për një agjendë fetare, por autoritetet e sigurisë kanë pasur ndaj tij informacione që lidhen me akte terrorizmi dhe për këtë arsye policia kufitare nuk ka lejuar që ai të hyjë në Shqipëri.

 82-vjeçari ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, rreth mesditës nga Serbia, ndërsa policia kufitare, e ka marrë në pyetje në vijën e dytë të kontrollit, lidhur me arsyet pse do të vizitonte Shqipërinë. Ai është kthyer mbrapsht për në Serbi, vend ky që ai kishte përdorur për të udhëtuar tranzit nga Bosnje Hercegovina.

Hosein është studiues dhe predikues islam nga Trinidad & Tobago, i njohur për komentet mbi eshatologjinë islame (shenjat e fundit të kohës) dhe çështjet botërore moderne. Autor librash dhe ligjërues ndërkombëtar mbi ekonomi islame, politikë globale dhe interpretimin e ngjarjeve bashkëkohore në dritën e Kuranit. Ndër temat kryesore për të cilat ai flet lidhen me Israelin./ZËRI

Poll

MOS HUMB