Aktualitet

Atentati i dështuar me tritol në Sarandë! Shënjestrës iu refuzuar viza amerikane-PISTAT: Hakmarrje apo sajesë?

Pista e dytë që po hetohet është një sajim i mundshëm i ngjarjes

F.I
Atentati i dështuar me tritol në Sarandë! Shënjestrës
FOTO ILUSTRUESE

SARANDË-Hetimet kanë filluar për shpërthimin e telekomanduar me lëndë eksplozive në një automjet, e cila u parandalua mbrëmjen e djeshme në Vrinë të Bashkisë Konispol. Lënda eksplozive që u gjet në makinën e Mirash Gjikolës në Sarandë është artizanale me nitrat, e cila përgjithësisht përdoret për peshkim. Eksplozivi ishte vendosur në sediljen e pasme bashkë me celularin që dyshohet se do të përdorej për të krijuar shpërthimin. Në momentin që është konstatuar nga RENEA, është gjetur e plasur vetëm kapsolla.

Policia e Vlorës po heton në dy pista, ku njëra ka të bëjë me plagosjen e vitit 2012, ku Mirash Gjikola plagosi me armë zjarri Dedë Kovaçin. Pista e dytë që po hetohet është një sajim i mundshëm i ngjarjes, pasi Mirash Gjikolës, pak kohë më parë, i është refuzuar viza amerikane. Ngjarjen dyshohet ta ketë përdorur me qëllimin për të aplikuar sërish. Kujtojmë se Gjikola e konstatoi vetë lëndën plasëse në makinë.

Në lidhje me ngjarjen në kërkim i dyshuar si autor është shpallur Dedë Gjini, banues në Lezhë. 54-vjeçari akuzohet për veprat penale "Shkatërrimi i Pronës me eksploziv", "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", në ngarkim të Mirash Gjikolës. Ky i fundit ka deklaruar para hetuesve se nuk ka konflikte me askënd.

Poll

MOS HUMB