Aktualitet

‘I kapi telefonin, kishte video me një vajzë’, vëllai i Alma Arrazit zbulon bisedën e fundit me të motrën

Shkëlzen Bushati ka thënë se tradhtia e Erdgysit ka qenë shkak për konfliktet e vazhdueshme në çift

E.K
‘I kapi telefonin, kishte video me një vajzë’, vëllai
Shkelzen Bushati dhe Alma Arrazi

TIRANË- Shkëlzen Bushati, vëllai i Alma Arrazit, ka qenë në një lidhje direkt në emisionin “Me Zemër të Hapur”, ku ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku 39-vjeçarja u vetëmbyt në ujërat e lumit Buna së bashku me tre fëmijët e saj.

Ai ka treguar detaje sa i përket konflikteve mes çiftit, fundi i të cilave konkludoi në një tragjedi. Sipas tij motra ka parë video në celularin e Ergysit, ku ai ishte në praninë e një vajzë tjetër, me të cilën kishte nisur një histori dashurie.

“Për herë të fundit me Almën kam folur në datën 1, që më ka uruar për diçka dhe nuk kam folur më. E pyeta si je si po shkojnë punët, kaq.

Mora vesh që ky kishte një lidhje, ne e dinim dhe për këtë arsye ka debatuar motra. Ndenji pak kohë tek ne, komunikoi sërish me bashkëshortin sepse ai i tha dua që të rri me ju. Ajo u kthye por ai nisi sërish.

Kunati e ka tradhtuar motrën me të njëjtën vajzë. Unë vetë nuk e njoh. Nuk di nëse motra e njihte. Thjeshtë më kishte thënë që dyshonte për një vajzë.

Motra i ka kapur telefonin, i ka pasur edhe video. Alma me Erdgysin kanë 10-12 vite të martuar. Janë marrë me dashuri jo me shkuesi”, është shprehur Bushati.

Trupi i Alma Arrazit u përcoll sot për në banesën e fundit, nga familjarët e saj në Durrës.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB