Aktualitet

I maskuar dhe me pistoletë! Tentoi t’i vjedhjë celularin një vajze, arrestohet skraparlliu

35-vjeçari i arrestuar ishte dënuar më parë për vjedhje me armë dhe krime seksuale.

D.XH
I maskuar dhe me pistoletë! Tentoi t’i vjedhjë celularin
Arrestim

SKRAPAR – Policia në Skrapar njofton se ka arrestuar një 35-vjeçar, pasi i maskuar dhe i pajisur me pistoletë, ka tentuar t’ja vjedhë celularin një shtetaseje dhe kanosi me jetë një shtetas, që ndërhyri në këtë rast.

I riu u kap pranë një përroi pranë fshatit Çepan, në tentativë për të ikur nga policia. Autori ishte dënuar më parë për vjedhje me armë dhe krime seksuale. Efektivët sekuestruan armën e zjarrit, 2 thika, 2 maska, një palë doreza dhe një elektrik dore.

Njoftimi i policisë:

Skrapar/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon ngjarje të rënda kriminale që mund të kryheshin me armë zjarri.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Momenti”.

I maskuar dhe i pajisur me pistoletë, tentoi t’i vidhte celularin një shtetaseje dhe kanosi për jetën një shtetas që ndërhyri, arrestohet 35-vjeçari.

35-vjeçari u kap në afërsi të një përroi në fshatin Çepan, ku tentoi t’iu shmangej shërbimeve të Policisë. Ai është dënuar më parë për vjedhje me armë dhe për krime seksuale.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 2 mjete prerëse (thika), 2 maska (kapuça), një palë doreza dhe 1 elektrik dore.

Si rezultat i mbërritjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar, në territorin e fshatit Çepan, ku u njoftuan se një shtetas i maskuar dhe i armatosur rrezikonte jetën e qytetarëve, duke i kanosur dhe vjedhur, është finalizuar operacioni policor i koduar “Momenti”.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi B. K., 35 vjeç, banues në fshatin Buz, Tepelenë, i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhja me armë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit" dhe "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur".

35-vjeçari, i maskuar dhe duke kërcënuar me armë zjarri pistoletë, ka tentuar t’i vjedhë celularin, një 28-vjeçareje. Ai gjithashtu ka kanosur për jetën, një 53-vjeçar që ka ndërhyrë kur ka konstatuar tentativën për vjedhje.

Si rezultat i veprimeve të shpejta në vendngjarje, shërbimet e Policisë e kanë gjetur dhe arrestuar shtetasin B. K., në afërsi të përroit të fshatit Çepan, ku kishte shkuar për t’u fshehur.

Gjatë kontrollit në çantën e dorës, të arrestuarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 2 mjete prerëse (thika), 2 maska (kapuça), një palë doreza dhe një elektrik dore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme./ZËRI/

Poll

MOS HUMB