Aktualitet

Atentati ndaj Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë, shoqërohet në polici Valter Bami

Valter Bami po merret në pyetje lidhur me atentatin që iu bë sot, Gentjan Bejtjan. 

k.m.
Atentati ndaj Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë, shoqërohet
Gentjan Bejtja dhe Valter Bami

FUSHË KRUJË- Policia e Shtetit ka shoqëruar në Komisariatin e Krujës, Valter Bami. Atje, ai po merret në pyetje lidhur me atentatin që iu bë sot, Gentjan Bejtjan. 

Valter Bami ndodhet në arrest shtëpie që prej 18 Janarit të këtij viti pasi u la i lirë nga gjykata për mungesë të provave. Bami u arrestua si i dyshuar për atentatin në Korrik të 2023 ndaj Gentian Bejtjas. Në këtë atentat u vra kunati i Bejtjas si dhe u plagosën dy fëmijët e tij. Në atë kohë ndaj Valter Bamit u ngrit vetëm akuza për armëmbajtje pa leje. Sa i takon armës, në gjykatë ai pretendoi se ishte armë sportive të cilën e kishte marrë me leje dhe se e mbante që prej datës 20 tetor 2020, duke mohuar të kishte lidhje me atentatin. 

Pas disa tentativave për ta eliminuar, Gentjan Bejtja është ekzekutuar sot në oborrin e banesës së tij. Edhe pse nuk ka shumë detaje për ngjarjen e rëndë, paraprakisht mendohet se atentatorët kishin kohë që e ndiqnin dhe po prisnin momentin e duhur për ta ekzekutuar. Ai ishte shpallur në kërkim në verën e vitit 2023, por mesa duket autorët e krimit janë treguar më të  “shkathët” se vetë policia, duke e gjurmuar. Deri më tani, besohet se pjesëmarrës në krim kanë qenë më shumë se 2 persona të panjohur, të cilët janë larguar menjëherë pasi krimit. Më pas ata i kanë vënë flakën makinës, në një fshat tjetër të zonës, në tenativë për të fshirë të gjitha gjurmët.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB