Aktualitet

Krimi në Durrës/ Jo vetëm vajza, arrestohen dy djemtë e Pëllumb Metës

Më herët u gjet dhe arma e llojit pistoletë e përdorur në krim, ajo ishte hedhur në një kënetë pranë fshatit. 

E.K
Krimi në Durrës/ Jo vetëm vajza, arrestohen dy djemtë e
Pëllumb Meta

DURRËS-Hysen Meta, 25 vjeç dhe vëllai i tij janë arrestuar këtë të premte pasi akuzohen se kanë bashkëpunuar me motrën, Hygerta Meta, për të vrarë babain, Pëllumb Meta, të cilin më pas e varrosën dhe e shpallën të zhdukur për të fshehur gjurmët.

Po ashtu raportohet se po mbahen në polici dhe anëtarë të tjerë të familjes, të cilët dyshohet se fshehur krimin. Më herët u gjet dhe arma e llojit pistoletë e përdorur në krim, ajo ishte hedhur në një kënetë pranë fshatit. 

Pëllumb Meta u gjet i vrarë dhe i groposur këtë të premte pak metra larg shtëpisë së tij. Autorësinë për krimin e ka pranuar vajza e tij, 19-vjeçarja, e cila studion për ekonomi. Vajza ka deklaruar se e ka vrarë të atin pasi ai donte ta fejonte me një person, të cilin ajo nuk e donte. Viktima u gjet i groposur pranë kasollës së bagëtive./ZËRI

Poll

MOS HUMB