Aktualitet

Sulmi në Kosovë/ Sarrazin 'shuplakë' Serbisë

Po ashtu Emisari për Ballkanin Perëndimor komentoi dhe deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili tha se sulmuesit ishin provokuar nga terrori i kryer nga Policia e Kosovës ndaj serbëve

E.K
Sulmi në Kosovë/ Sarrazin 'shuplakë' Serbisë
Manuel Sarrazin

GJERMANI- Berlini zyrtar ka reaguar sërish këtë të mërkurë në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku humbi jetën efektivci I Policisë së Kosvës Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy kolegët e tij. Emisari i Gjermanisë për Ballkani Perëndimor Manuel Sarrazin, e cilësooi siulmin si criminal dhe terrorit.

Në një intervistë për ARD, Sarrazin tha se prapavija e sulmit mbetet ende e paqartë ndërsa hodhi dyshime për një implikim të mundshëm të Rusisë.

Manuel Sarrazin: Me siguri ka një ndikim, por se askush nuk e di se sa larg shkon. Putin mund të jetë një justifikim i lehtë për disa qarqe në Beograd që ndezin zjarrin dhe më pas bëjnë me gisht drjet Putinit dhe pretendojnë se nuk mund ta kishin ndalur atë.

Sa i përket vazhdimit të dialogut për normalizim dhe rolin gjerman, Sarrazin u shpreh se rruga drejt zgjidhjes kalon përmes dialogut dhe udhëhequr nga BE dhe anëtarësimit në BE.

Po ashtu ai shtoi se Gjermania mund të “të jetë një violinë e rëndësishme, por vetëm si pjesë e koncertit të BE-së ku dirigjentë janë Lajçak e Borell“. Kjo siç duket mund të jetë një mesazh dhe për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i cili hodhi akuza nbdaj Lajçak për favorizime të Serbisë në process.

Po ashtu Emisari për Ballkanin Perëndimor komentoi dhe deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili tha se sulmuesit ishin provokuar nga terrori i kryer nga Policia e Kosovës ndaj serbëve

Manuel Sarrazin: Një përshkrim i tillë është i gabuar dhe nuk paraqet pasqyrë të vërtetë të ngjarjeve gjatë fundjavës.

Sarrazin ka thënë se ka qëndrime diametralisht të kundërta mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket ngjarjeve në Veri dhe sipas tij kjo paraqet “rrezik për konflikte dhe përshkallëzim në të ardhmen‘.

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës më 24 shtator

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Kosova u trondit nga një sulm në drejtim të punonjësve të policisë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, dhe mbetën të lënduar dy kolegë të tij, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ishte ora 02:34 e mëngjesit, kur një patrullë e policisë së Kosovës, vuri re se në hyrje të fshatit Banjskë, në urë, ishin vendosur si bllokadë dy kamionë pa targa, duke bllokuar në këtë mënyrë qarkullimin e mjeteve. Me mbërritjen në vendngjarje, efektivët e policisë së Kosovës janë përballur me rezistencë, ku nga disa pozicione të ndryshme ndaj tyre është qëlluar me armë dhe me granata dore, e për pasojë humbi jetën Bunjaku, dhe u lënduan dy kolegët e tij.

Pas ngjarjes mobilizimi i punonjësve të policisë ishte i menjëhershëm, ndërkohë që agresorët gjetën strehim brenda në Manastirin e Banjskës, ku u mbajtën të rrethuar nga policia, e 3 prej tyre u ekzekutuan fizikisht, ndërsa 6 të tjerëve iu vunë prangat.Kosova e ka shpallur ditën e sotme një ditë zie kombëtare në nderim të efektivit Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës. Pikëpyetjet mbeten se cili ishte qëllimi i njësisë serbe të armatosur që qëlloi mbi policinë, ndërsa pritet dhe marrja në pyetje e personave të arrestuar brenda në Manastir./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB