
ANGLI- Një 20-vjeçar shqiptar është dënuar nga gjykata në Liverpul, pasi u kap në një shtëpi ku kultivohej kanabisi. Mediat vendase raportojnë se Edison Alzeneli, u arrestua në një banesë në rrugën "39 Winwick Street", të cilën e kishte në menaxhim. Kur policia bastisi pronën më 22 qershor, ata gjithsej 321 bimë kanabis, ku i riu shqiptar kujdesej për bimët për persona të tjerë dhe qëndronte brenda pronës.
Pas hetimeve të mëtejshme, policia zbuloi gjithashtu se matësi i energjisë elektrike për pronën ishte manipuluar për të siguruar që faturat e shkaktuara nga operacioni të mos paguheshin, megjithëse u vu re se kjo nuk ishte bërë nga Alzeneli.
Gjykata dëgjoi se Alzeneli kishte udhëtuar me varkë për në Mbretërinë e Bashkuar dy vjet më parë në kërkim të punës, por luftoi për të gjetur punë për shkak të mbërritjes ilegalisht, kështu që në vend të kësaj u bë pjesë e rrjetit të drogës. Alzeneli u dënua me 12 muaj burg./ZËRI