Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Durrës Viktor Leki

Leki është dënuar në Itali me 8 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve"

E.K
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në
Durres

DURRËS- Një 59-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ka një dënim për të vuajtur në Itali.

DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, lokalizoi dhe arrestoi, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Viktor Leki, 59 vjeç.   

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Leçes, Itali, me vendimin e datës 06.03.2018, e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve".

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB