Aktualitet

Sulmi terrorist/ Momenti kur serbët arratisen, 'shokun' e plagosur e lënë në rrugë

Në video shihet se njëri prej tyre është i plagosur, por shokët e lënë aty dhe ia mbathin. Pas ngjarjes ata u strehuan në manastir.

E.K
Sulmi terrorist/ Momenti kur serbët arratisen, 'shokun' e
Terroristët serbë gjatë arratisjes

KOSOVË- Pamje të reja janë publikuar nga sulmi terrorist i 24 shtatoirit në Banjskë të Zveçanit ku u vra efektivi Afrim Bunjaku. Në një video të publikuar shihen anëtarët e bandës serbe që pas sulmit ndaj Policisë largohen në një zonë malore.

Në video shihet se njëri prej tyre është i plagosur, por shokët e lënë aty dhe ia mbathin. Pas ngjarjes ata u strehuan në manastir.


Çfarë ndodhi në veri të Kosovës më 24 shtator

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Kosova u trondit nga një sulm në drejtim të punonjësve të policisë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, dhe mbetën të lënduar dy kolegë të tij. Pas ngjarjes mobilizimi i punonjësve të policisë ishte i menjëhershëm, ndërkohë që agresorët gjetën strehim brenda në Manastirin e Banjskës, ku u mbajtën të rrethuar nga policia, e 3 prej tyre u ekzekutuan fizikisht, ndërsa 6 të tjerëve iu vunë prangat. Autorësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiç, i cili gjithashtu hoqi dorë nga posti si nënkryetar i Listës Serbe. Pritet që të dorëzohet dhe të merret nën hetim, ndërkohë vila e tij në Kosovë është kontrolluar për prova./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB