
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist që tronditi mëngjesin e kësaj të diele kryeqytetin turk, Ankara. Kreu i qeverisë shprehet se ky është një akt i neveritshëm dhe frikacakë, që Shqipëria e dënon ashpër.
Po ashtu përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky sulm duhet të ndihmojë Europën që të mbështesë më shumë Turqinë në luftën kundër terrorizmit.
Edi Rama: Sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit.
The terrorist attack in Ankara is a despicable act of cowardice that Albania strongly condemns. It should help many in Europe to better understand and support Turkey in its fight against terrorism????????????????????
— Edi Rama (@ediramaal) October 1, 2023
Në lidhje me sulmin ka reaguar dhe Presidenti i vendit, Bajram Begaj. Kreu i Shtetit shpreh solidaritetin me popullin turk.
Bajram Begaj: Ndaj shqetësimin e madh për aktin terrorist të ndodhur në rrethinat e Parlamentit turk në Ankara ditën e sotme, kur për pasojë pati disa të plagosur nga radhët e forcave të policisë turke. Shpreh solidaritetin tim të palëkundur me popullin dhe qeverinë turke për dënimin me forcë të akteve terroriste të të gjitha formave, të cilat sjellin shqetësim dhe kaos për rendin dhe qetësinë qytetare e më gjerë. Akte të tilla terroriste janë qasje të një bote të vjetëruar dhe bien ndesh me parimet dhe vlerat e botës moderne.
Sulmi terrorist u regjistrua mëngjesin e kësaj të diele. Raportohet se një makinë e mbushur me eksploziv ka shpërthyer në portën hyrëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë të Ministrisë së Brendshme duke lënë dy policë të plagosur. Afër ndodhet dhe parlamenti turk, i cili pritej të niste punimet këtë të dielë, pas pushimeve verore./Zëri