Aktualitet

Sulmi terrorist në veri të Kosovës, Baerbock thirrje Serbisë: Të heqë dorë nga dhuna

Kryediplomatja gjermane tha se pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator, “të githë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe”.

Zeri
Sulmi terrorist në veri të Kosovës, Baerbock thirrje
Annalena Baerbock

GJERMANI- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka reaguar këtë të martë në lidhje me sulmin terrorist të dy ditëve më parë ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshetri Afrim Bunjaku. Përmes një postimi në rrjetet sociale Baerbock ka kërkuar nga Serbia që të bëjë thirrje për heqje dorë nga dhuna.

Kryediplomatja gjermane tha se pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator, “të githë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe”.

“Pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe. Në këtë situatë të tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë se çfarë bëhet për shtensionim të situatës. Serbia, në veçanti, duhet të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, shkroi ajo në X, që më herët njihej si X.

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës më 24 shtator

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Kosova u trondit nga një sulm në drejtim të punonjësve të policisë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, dhe mbetën të lënduar dy kolegë të tij, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ishte ora 02:34 e mëngjesit, kur një patrullë e policisë së Kosovës, vuri re se në hyrje të fshatit Banjskë, në urë, ishin vendosur si bllokadë dy kamionë pa targa, duke bllokuar në këtë mënyrë qarkullimin e mjeteve. Me mbërritjen në vendngjarje, efektivët e policisë së Kosovës janë përballur me rezistencë, ku nga disa pozicione të ndryshme ndaj tyre është qëlluar me armë dhe me granata dore, e për pasojë humbi jetën Bunjaku, dhe u lënduan dy kolegët e tij.

Pas ngjarjes mobilizimi i punonjësve të policisë ishte i menjëhershëm, ndërkohë që agresorët gjetën strehim brenda në Manastirin e Banjskës, ku u mbajtën të rrethuar nga policia, e 3 prej tyre u ekzekutuan fizikisht, ndërsa 6 të tjerëve iu vunë prangat.

Pikëpyetjet mbeten se cili ishte qëllimi i njësisë serbe të armatosur që qëlloi mbi policinë, ndërsa pritet dhe marrja në pyetje e personave të arrestuar brenda në Manastir./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB